1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tinguj organoje për miqësinë gjermano-ruse

Horst Kläuser14 Janar 2005

Gjermania i dhuron Shën Petërburgut një organo të restauruar

https://p.dw.com/p/ArFL
Horst Köhler pritet nga Vladimir Putin në Shën Petërburg
Horst Köhler pritet nga Vladimir Putin në Shën PetërburgFotografi: AP

Mbretëresha e instrumenteve muzikore e përuruar nga dy presidentë në qytetin që dikur nderonte caret gjermane. Vladimir Putin përshëndeti pasditen e sotme në filarmoninë e Shën Petërburgut homologun e tij gjerman Horst Köhler. Organoja 100 vjeçare e markës Walcker u rinovua për dy vjet e gjysmë me një kosto prej 1,1 milionë eurosh dhe tani u dorëzua si dhuratë e Republikës Federale Gjermane.

Megjithatë fillimi i ri me 3.500 pipëza shënon edhe një përfundim, por një përfundim pozitiv: dy presidentët, të cilët u takuan për herë të parë dhe qëndruan bashkë vetëm shtatë orë, bënë një bilanc të takimeve kulturore gjermano-ruse gjatë vitit të kaluar. Në 1.000 veprimtari në të gjithë Rusinë njerëzit nga Deti i Veriut deri në Detin Arktik njohën një Gjermani moderne, klasike, gazplotë dhe të mendueshme.

Dhe shkon fakti që Philliph Klais, mjeshtër në ndërtimin e organove në brezin e katërt nga Boni rastauroi pikërisht këtë organo në Shën Petërburg, një qytet i cili si asnjë tjetër pasqyron historinë e larmishme gjermano-ruse: Katerina, carja gjermane, revolucioni, dy luftëra botërore, një rrethim i tmerrrshëm.

"Mjeshtërit e ndërtimit të organove nuk janë njerëz që kryejnë ndonjë punë në mënyrë të standartizuar, por i jepen asaj tërësisht. Ne kemi punuar vetëm këtu në Shën Petërburg gjashtë muaj. Besoj se ne ndërtuesit e organove bëjmë vetëm atëherë punë të mirë kur edhe identifikohemi me punën që bëjmë."

Kjo organo e markës Walcker e dinastisë gjermanojugore të ndërtuesve të organove ka një histori shumë të veçantë. Ajo nuk është projektuar për sallë koncertesh. 70 vjet më parë ky instrumet i madh u transferua nga shtëpia e lindjes e Shën Petërburgut, për të cilën ishte konceptuar, në Filarmoninë e Leningradit.