Të mos harrojmë! | Gjermania | DW | 10.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Të mos harrojmë!

Monumenti për ebrejtë e vrarë në Evropë

default

Shumë gjatë u diskutua apo debatua për monumentin e holokaustit në Berlin. Tani ai është ndërtuar dhe hapet sot dy ditë pas 60 vjetorit të fundit të luftës. Monumenti nuk mund të përbëjë një ndarje përfundimtare nga e kaluara, ai do të jetë më shumë një qortim që mbetet. Duhet t´i jemi mirënjohës Lea Rosh-it. 17 vjet me rradhë publicistja është angazhuar për ebrejtë e vrarë të Evropës, për një monument të dukshëm në mes të Berlinit. Në këto vite ajo ka bërë armiq, është sharë dhe fyer, por nuk ka hequr kurrë dorë edhe pse projekti u rrezikua më shumë se një herë për të deshtuar. Për shkak të vendndodhjes dhe kushtimit, paraqitjes estetike dhe legjitimitetit politik, publicitetit, firmave pjesëmarrëse në ndertim, atyre të ngarkuara historikisht, apo për faktin në se monumenti mund të sillte lënien pas dore të monumenteve të tjera në vendet ku janë bërë krimet. Ish ministri shteteror i kulturës Michael Naumann dhe shkrimtari Martin Walser e kanë denuar projetin si "monumentalizim të turpit".
Tre vjet pasi Richard Weizsäcker i cili qe presidenti që e quajti për herë të parë 8 majin 1945 "ditën e çlirimit" Lea Rosh në vitin 1988 e bëri publik këtë propozim. Një monument për të gjashtë milionë ebrejtë e vrarë në Evropë, në vendin e keqberesve, në qëndren e kryeqytetit të vjeter dhe tashti të ri, i cili në atë kohë ishte ende i ndarë nga muri.
Kjo nuk ishte asgjë tjetër vecse një vijë demarkacioni në kulturën e reagimit të gjermanëve, një kërkesë që do të çonte në kontroverse, ashtu si edhe diskutimi i historianëve dhe më vonë teza e Daniel Goldhagenit për pjesen e fajit të të gjithë gjermaneve në krimet e nacionalsocializmit. Në një përballje të re me historinë dhe format e kapërcimit të saj. Jo pa të drejtë shumë vetë debatet për monumentin, i konsiderojnë si monumentin e vertetë. Dhe keto diskutime do të vazhdojnë edhe tani, që fusha me kolona e arkitektit Eisenmann do të hapet për publikun. Fëmijet do të luajnë këtu kukafshehti, të rinjtë do të bëjnë piknik, neonazistet do të gdhendin ndoshta kryqe të thyer në beton. Se si reagohet ndaj sulmeve antisemite është në moment çështja më brizante. Temat e diskutimeve janë ndryshe, shumë dyshime për të kaluarën duket se janë sqaruar. Por fusha e kolonave e Peter Eisenmanit nuk është aspak monumentale, por e hapur për këdo, për mendimet dhe asosiacionet e secilit. Ai nuk ia imponon historinë askujt, por e mban gati të hapur për secilin. Dhe në vendin e informacionit që ndodhet nën tokë poshte monumentit i prezanton kujtdo që do të dijë më shumë dhe më saktë faktet shokuese, sqaron dimensionet evropiane të holokaustit. Ketu gjen edhe grupe të tjera të viktimizuara sinti dhe roma, homoseksualë dhe sakatë, të cileve nuk u është kushtuar monumenti. A ishte e drejtë kjo? Cfarë u kushtohet atyre? Pyetje që i provokon monumenti për ebrejtë e vrarë evropianë.
E kaluara është e pranishme dhe ndri´çon në të ardhmen. Këtë vizion ia dedikojmë edhe këmbënguljes së iniciatores së monumentit, Lea Rosh.

  • Data 10.05.2005
  • Autor Silke Bartlick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3s
  • Data 10.05.2005
  • Autor Silke Bartlick
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3s