1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Romët një rast i veçantë

Zoran Arbutina25 Shtator 2015

Një e treta e azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor i përkasin minoritetit rom. Në vendet e tyre shpesh romët janë të diskriminuar. Por kjo nuk përbën arsye për azil.

https://p.dw.com/p/1GdVH
23.10.2012 deutschland heute Roma

Në Serbi apo Maqedoni, Bullgari, Ruman apo në Kosovë: në të gjitha këto vende jeton prej shekujsh minoriteti rom. Megjithatë shumë shpesh ato në mënyrë masive diskriminohen dhe mbeten të përjashtuar. Të nënçmuar si "ciganë", në të shkuarën ata shpesh janë përndjekur. Sot ata në rastin më të mirë tolerohen. Por si qytetarë me të drejta të barabarta ata rrallëherë janë të pranuar. "Kemi të bëjmë me një minoritet, që në të gjitha vendet është i margjinalizuar në shoqëri dhe i përjashtuar nga format e organizimit social, politik dhe ekonomik", thotë për DW Zeljko Jovanovic, drejtor i zyrës për Nismat e Romëve në fondacionin Shoqëria e Hapur në Budapest. Rezultati është: kudo që ata jetojnë romët përbëjnë shtresën më të varfër të shoqërisë. "Sipas të dhënave të OKB-së jetojnë 40% e romëve në skajet e varfërisë", konfirmon Jovanovic.

Për këtë arsye shumë prej tyre kërkojnë të gjejnë rugëdallje nga mungesa e perspektivës duke shkuar drejt Europës Perëndimore, shpesh në Gjermani. Udhëtimi drejt Perëndimit është bërë më i lehtë për ta. Romët nga Bullgaria dhe Rumania mund të udhëtojnë pa kufizime si shtetas të BE-së. Për njerëzit nga Serbia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina apo Shqipëria është hequr detyrimi për vizë. Vetëm qytetarët nga Kosova kanë nevojë për një vizë, për të udhëtuar për në Gjermani. Pasi kanë ardhur një herë në Perëndim, ata përpiqen që duke paraqitur kërkesën për azil të fitojnë të drejtën e qendrimit ose si qytetarë të BE-së të përfitojnë nga ndihmat sociale të shtetit.

Asnjë shans për azil

Rreth një e treta e të gjithë refugjatëve nga Ballkani i përkasin minoritetit rom: sipas të dhënave të qeverisë gjermane në tremujorin e parë të këtij vitit 91 përqind e azilkërkuesve nga Serbia ishin romë, nga Maqedonia 72 përqind, nga Bosnja 60 përqind dhe nga Mali i Zi 42 përqind. Ndërsa vetëm 9 përqind e azilkërkuesve nga Shqipëria dhe Kosova i përkasin minoritetit rom. Në tre muajt e parë të vitit kanë ardhur në Gjermani 42.000 refugjatë nga Ballkani Perëndimor.

Ndonëse në Gjermani ndërkohë është e njohur, që romët shpesh diskriminohen dhe margjinalizohen në vendet e origjinës, ata megjithatë nuk kanë shanse për azil. Pas Serbisë, Maqedonisëdhe Bosnje-Hercegovinës tani edhe Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi a janë shpallur vende të sigurta origjine. Mendohet, se në këto vende nuk ka përndjekje sistematike apo kërcënim për njerëzit - as ndaj romëve. Ndaj so qytetarë të këtyre shteteteve ata parimisht nuk kanë të drejtë të pretendojnë për azil.

Kjo pasqyrohet në kuotën e pranimit të kërkesave për azil: Në muajn gusht janë njohur 0,4 përqind e refugjatëve nga Maqedonia si persona me të drejtë azili, nga Serbia 0,1 përqind.

Të margjinalizuar edhe në Gjermani

Në një situatë tjetër ligjore ndodhen romët nga vendet e BE-së si Bullgaria dhe Rumania, që vijnë në Gjermani. Në tre muajt e parë ata nuk përfitojnë nga ndihmat sociale të shtetit. Me këtë rregullore synohet të ndalohet i ashtuquajturi turizëm social në Europë. Pas tre muajsh verifikohet, kush përfiton nga e drejta e ndihmave sociale. Kjo vlen kryesisht për qytetarë të BE-së, të cilët kanë gjetur një punë në Republikën Federale të Gjermanisë. Për ata, që vijnë pa punë në Gjermani, situata është e vështirë. Vërtetë atyre u jepet asistencë financiare për fëmijët, por sipas ligjit gjerman të ndihmës sociale, kjo asistencë - e ashtuquajtura Hartz-IV - nuk u paguhet të huajve, që kërkojnë punë në Gjermani. Ky parim ndërkohë është konfirmuar edhe në një vendim gjyqësor nga Gjykata Europiane.

Si shtetas të BE-së romët kanë të drejtën e qendrimit lirisht në Gjermani. Por edhe këtu ata shpesh janë të margjinalizuar. Në "Raportin mbi gjendjen e romëve" në minibashkinë e lagjes Berlin Neukölln thuhet, se rreth një e treta e personave të verifikuar marrin ndihmë sociale. Fëmijët e tyre përbëjnë në radhët e migrantëve grupin më të madh të nxënësve që nuk e zotërojnë gjuhën gjermane. Shumë të rinj nuk kanë arsimin bazë dhe u duhet fillimisht të mësojnë se si "mësohet". Nisur nga fakti, që pak familje kanë një sigurim shëndetësor, atyre u duhet të paguajnë vet shërbimin mjekësor të emergjencës në spital në rast trajtimi të sëmundjes. Edhe kushtet e tyre të banimit janë të këqia. Pronarët e shtëpive private puthuajse asnjëherë nuk janë të gatshëm t'ua japin shtëpinë me qira romëve. Statistikat e tregut të punës nuk japin të dhëna mbi përkatësinë etnike. Megjtihatë sipas raporteve të Agjencisë së Punësimit kuptohet, që kuota e papunësisë tek romët nga Rumania dhe Bullgaria është mjaft e lartë. Margjinalizimi në këtë mënyrë shërben si "terren pjellor për kriminalitetin dhe prostitucionin nga nevoja", thuhet në raportin mbi gjendjen e romëve.