Të anullohet, ose të paktën të shtyhet | Evropa | DW | 27.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Të anullohet, ose të paktën të shtyhet

Vatikani nuk është i krejtësisht dakort me realizimin e vizitës së Papës në Turqi

Demostratë kundër vizitës së Papës, Turqi

Demostratë kundër vizitës së Papës, Turqi

Të hënën fillon vizita e parë e papës Benedikti i XVI në një vend musliman, në Turqi. Dhe ajo shoqërohet nga frika prej protestave të dhunshme. Turqia, e cila dëshëron t´i transmetojë botës një imazh të shtetit modern, nuk lë gjë pa ndërmarrë, me qëllim që vizita e Papës të rrjedhë pa probleme.

Një ushtri me snajperistë, ekspertë të lëndëve shpërthyese, policë në gjendje gatishmërie dhe ekspertë të terrorizmit do të sigurojnë çdo hap të Benediktit.

Megjithatë në Vatikan shtohen zërat, të cilët do të dëshëronin ta anullonin vizitën. Kjo është vizita më e vështirë deri tani për Benediktin. Diskutimet se Papa gjatë vizitës së tij duhet të përdorë makina të blinduara dhe një jelek antiplumb, janë të reja për Vatikanin. Jo të gjithë në kurie janë dakord me vendimin e Papës për ta realizuar vizitën në Turqi, pas gjithë turbullirave të shkaktuara nga fjalimi i tij në Regensburg. Në rradhë të parë në rrethet diplomatike të Vatikanit ekziston frika, se me udhëtimin lidhen më shumë rreziqe se sa avantazhe. Rreziqe për të krishterët në Turqi, por edhe në vende të tjera.

Qëllimi vizitës është ikumenik

Në rradhë të parë ish sekretari i shtetit kardinal Sodano, të cilin Papa e ka larguar nga kreu i kuries, duhet të ketë këmbëngulur deri në fund, në se jo për ta shmangur fare, së paku për ta shtyrë vizitën e papës në Turqi pas trazirave mbi fjalimin e papës në Regensburg.

Shumica në kurie e mbështet vendimin e Benediktit. Ideja e re për të vizituar "xhaminë blu", thuhet se është një tjetër mundësi për të treguar një gjest pajtimi. Nga ana tjetër në Vatikan theksohet vazhdimisht që polemika me islamizmin nuk është aspak synimi primar i udhëtimit. Në qendër të vëmendjes ndaj Papës është dialogu me kishën kristiane ortodokse dhe me patriarkun Bartolomeo dhe jo marrëdhënia e katolikëve me muslimanët, tha kardinali gjerman Walter Kaspar.


"Kur Papa të jetë në Ankara dhe të takojë atjë korin diplomatik krahas qeverisë, me siguri që do të thotë edhe diçka për to. Por ky nuk është motivi kryesor i vizitës. Qëllimi kryesor është ikumenik. Dhe pikërisht takimit me kishën ortodokse i jep shumë rëndësi ky Papë."

Benedikti, thotë kardinal Kasper, vetë nuk do ta hapë më debatin për citatin e diskutueshëm për profetin Muhamet. Për këtë në parim është thënë gjithcka, kjo është linja e Vatikanit.

Fjalimi në Regensburg kapitull i mbyllur

"Sipas vlerësimit tim personal Papa e ka bërë mjaft të qartë, se çfarë ka patur ndër mend në fjalën e mbajtur në Regensburg, më qartë nuk mund të thuhet. Ka patur muslimanë të rangut të lartë, të cilët e kanë marrë në konsideratë dhe e kanë pranuar. Kështu që ky kapitull është mbyllur."


Megjithatë, thotë kardinali gjerman, Vatikani e ka të qartë, se turqit do të dëgjojnë me shumë vëmendje çdo pohim të Papës lidhur me temën islamizëm. Këtu Benedikti gjatë vizitës së tij lëviz në një fushë të minuar, tha tekstualisht Kasper.

Vatikani nuk bën iluzione se vendasit do të kenë interes të veçantë për vizitën e Papës, thotë kardinali i kuries. "Sigurisht që nuk do të ketë entuziazëm në rrugë, siç e kemi përjetuar në Bavari. Kjo edhe nuk është e mundur sepse në Turqi ka shumë pak të krishterë, dhe te muslimanët ka ndoshta interesim, por ka për të qenë ndoshta ashtu siç e kam përjetuar në Greqi. Rrugët ishin të fshira, por njerëzit rrinin shumë, shumë të interesuar para televizorëve."

  • Data 27.11.2006
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9h
  • Data 27.11.2006
  • Autor Jörg Seisselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar9h