1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të parandalosh është më mirë se të shërosh

Helle Jeppesen17 Tetor 2005

Sot është Dita Ndërkombëtare e luftës kundër varfërisë. Një nga objektivat e mijëvjeçarit është përgjysmimi i varfërisë deri në vitin 2015

https://p.dw.com/p/Aqsy
Fëmijë në Tanzani
Fëmijë në TanzaniFotografi: Petra Reategui

Këtë mijëvjeçar po rritet gatishmëria për të ndihmuar zhvillimin. Kushti, që vendet e zhvilluara duhet të investojnë 0,7% të fitimeve bruto për vendet në zhvillim, është shndërruar tashmë në normë dhe nuk shihet më si një përjashtim. Evropa ka ndërmarrë shumë për të arritur këtë qëllim.
Ekonomisti amerikan Xhefrei D. Sachs, drejtor i projektit "Milenium" dhe gjithashtu drejtues i Institutit "Earth" në Universitetin Kolumbia të Nju Jorkut, thotë se ka faktorë që tregojnë, se bota do të mund të përmirësohet ne shekullin e 21-të. Ky përmirësim qëndron në faktin se globalizimi do të sjellë me vete një vetëdije globale, si edhe një frymë globale bashkëpunimi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pastrimin e ndërgjegjes nga ana e vendeve të zhvilluara, duke investuar 0,7%, theksoi Sachs. Ky bashkëpunim na nevojitet edhe për qëllimet personale, sepse: Nëse ne nuk jemi të gatshem të japim disa miliarda dollarë në vit për të luftuar malarjen apo revolucionin ekologjik ne Afrikë, do të na duhet të japim më vonë qindra miliarda dollarë për luftërat, për ndihmat në vendet që kanë pësuar katastrofa, si edhe prishjen e ambientit. Duhet të kujtojmë shprehjen që thotë: është më mirë të parandalosh sesa të shërosh.

Xhefri Sachs është një nga pionerët e projektit Milenium. Ky projekt nuk ka si synim vetëm pakësimin e varfërisë për vendet në zhvillim, por edhe hapjen e shkollave të reja, vendosjen e të drejtave të grave, pakësimin e vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve, luftimin e sëmundjeve si AIDS dhe Malaria, si edhe sigurimin e partneritetit ndërmjet vendeve të pasura dhe të varfra.
Përfaqësuesja për të drejtat qytetare Wahu Kaara, që është edhe kandidate e mundëshme për çmimin Nobel për Paqe, theksoi se jo vetëm vendet e zhvilluara duhen t´i përmbahen detyrimeve të tyre, por edhe vendet në zhvillim: Kaara thotë: Njerëzit në Afrikë ngurrojne gjithmonë e më shumë të jenë të varur nga dikush tjetër, të jetojnë në varfëri dhe në pabarazi. Mesazhi ynë që i drejtohet qeverive në pushtet në Afrikë, është i qartë: Nuk duhet të ketë më shfajësime të qeveritarëve dhe s´duhet të ketë më varfëri. Qëllimet e vëna nga pakti i "Mileniumit", duhet të kenë prijoritet mbi gjithçka. Ne nuk do të tolerojmë korrupsionin dhe mungesën e efikasitetit te qeverive në Afrikë. Wahu Kaara është themeluese e organizatës "Global call to action against poverty". Kjo është nje nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare qe ka si qëllim zhdukjen e varfërisë.

Si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në ata në zhvillim po ritet vetëdija se do të ketë një shpërndarje globale në të gjitha fushat. Që në janar, kur ka filluar punët forumi ynë kemi konstatur se çështja e barazisë dhe e të drejtave të njeriut është lënë në pikëpyetje. Tani, në shekullin e 21-të kemi mundësinë të luftojmë varfërinë në botë, thekson Kaara.

Projekti milenium i ka bërë hapat e parë në këtë drejtim. Xhefri Sachs shprehet: Ata janë modestë kur na thonë se kanë nevojë për medikamente kundër malarjes, kur na thonë se kanë nevojë për fushata vaksinimi dhe fara për mbjellje si edhe plehra kimike që të mund të prodhojnë më vonë për t´u ushqyer. Këta popuj afrikanë janë kaq të thjeshtë.