1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të përpjeta dhe të tatëpjeta

Florian Peter13 Janar 2005

Para 25 vjetesh Të Gjelbrit themeluan partinë e tyre.

https://p.dw.com/p/AquO

Rrezik për demokracinë i cilësuan socialdemokratet në vitin 1977 listat e gjelbra, disa iniciativa qytetare për mbrojtjen e ambjentit, paqen dhe fuqinë atomike. Tre vjet më vonë, me 13 janar 1980, pas debateve të gjata për krijimin e një partie, shumë iniciativa u bashkuan dhe krijuan aleancën e të gjelbërve. Sot të gjelbrit janë në qeveri, përfaqësohen me ministrin e jashtem, janë të perfaqesuar në shumicën e qeverive të landeve, pra kanë një vend të tyrin në pejsazhin politik. Florian Peter permbledh vështirësitë dhe fitoret e një çerekshekulli të partisë së gjelber në Gjermani.

Menjëherë pas kongresit të themelimit të partisë së gjelber në janar 1980 në Karlsruhe disa komentatoreve iu duk i përfunduar fati i partisë. "Në fund të shpresave të gjelbra" shkruhej në gazeten Süddeutsche Zeitung "më kaotike s´ka si bëhen" shkruante revista "Spiegel". Grindjet e brendshme për pranimin e grupeve radikale të majta shkaktuan diskutime të medha. Por edhe përsa i perkiste tematikes të gjelbrit shkaktuan fillimisht probleme. Me kerkesat e tyre për largimin e menjëhershem nga energjia atomike, shperberjen e Natos dhe një ekonomi me orientim ekologjik i tmerruan zgjedhesit. Theksimi i temes së mbrojtjes së ambjentit ishte merita më e madhe e të gjelberve, thotë Karl Rudolf Korte, studjues partish në universitetin Duisburg/Essen.
"Kjo beri që keto tema te merren nga partitë kryesore dhe pastaj kudo u krijuan ministritë e mjedisit, psh që mund të thuash se kjo faze e lartë u shoqerua me një gracke suksesi. Sepse të tjeret e kanë marrë dhe kjo ishte në të njëjtën kohë kufizimi i të gjelberve në kulmet e tjera të kesaj kohe."
Partia u kufizua edhe nga kultura politike e saj: Me parimin e rotacionit të deputeteve, të cilet çdo dy vjet duhej të largoheshin nga parlamenti dhe me ndarjen e prere të postit në parti, me mandatin në parlament, të gjelbrit pengonin vetveten. Megjithatë me politikën e tyre me orientim ekologjik, ata hasen në simpati në shoqerinë gjermane të viteve 80. Partitë e medha nuk e kishin në të vertete temën e mjedisit në agjenden politike. Falë nevojës së madhe në popullsi për një alternativë ekologjike, të gjelbrit munden të arrinin mandate thuajse në të gjitha zgjedhjet. Suksesi më i madh në këtë kohë ishte me siguri koalicioni i parë socialdemokrat me të gjelbrit në Hessen në vitin 1985. Ministri i atehershem i ambjentit ishte ministri i sotem i jashtem Joshka Fisher. Aq sa e suksesshme ishte partia së jashtmi, së brendshmi shtoheshin tensionet. Thuajse çdo vit kishte fytyra të reja në krye të të gjelberve.
Vështirësia më e madhe politikë erdhi pas ribashkimit 1990. Të gjelbrit në perendim nuk munden të hyjnë në parlament. Me moton "Të gjithë flasin për Gjermaninë, ne flasim për klimën" nuk mundën të terhiqnin njëri. Nqs mungonte sensibiliteti për temën e bashkimit gjerman, partia u tregua sensibel në një tjeter vend. Në vitin 1993 të gjelbrit perendimorë u bashkuan me të gjelbrit lindorë. Në vitin 1994 ata munden të hynin serish në parlament falë krahut të dominuar nga pragmatikët rreth Joshka Fisherit. Me Fisherin që mori kryesinë e fraksionit në parlament pas 4 vjetesh, erdhi kthesa e vertete 1998 të gjelbrit hynë për herë të parë në qeveri me socialdemokratet. Se sa është transformuar partia tregoi aprovimi i operacionit të NATO-s në Kosovë, nga kjo parti dikur krejtesisht pacifiste.Eshte vetem meritë e patriarkut të të gjelberve Joshka Fisher, thotë studjuesi i partisë Korte.
"Kjo ishte shumë e vështirë. Që ai mundi ta arrinte ketë, ishte vetem merite e tij. Në një parti, e cila lindi si parti kunder luftes, si parti e paqes, si lëvizje pacifiste, kjo ishte siç duket sfida më e madhe. Dhe u arrit jo gjithnjë pa luftë, jo pa kontroverse, por u arrit."
Së bashku me socialdemokratet në vitet më pas, u muaren vendime të vështira. Sisteme sociale dhe fiskale u reformuan apo reformohen, u aprovuan operacione të tjera ushtarake në Maqedoni dhe Afganistan. Edhe brenda partisë u vunë shinat drejt së ardhmes. Me vendim të vitit 2003 u vendos lehtesimi i ndarjes së postit partiak nga mandati qeveritar. Dhe ndersa partia social-demokrate në zgjedhjet 2002 dhe në ata pas humbiste, të gjelbrit mbanin thuajse të njejtin nivel, apo e permiresonin atë. Për Korten ky zhvillim nuk është i papritur. Studjuesi nuk i sheh të gjelbrit perherë të lidhur me socialdemokratet. Në nivel komunal ka me shumë aleanca me kristiandemokratet se sa me socialdemokratet, si në landin Nordrhein Westfalen.