Skepticizëm rreth takimit të nivelit të lartë të OKB-së | Studimi në Gjermani | DW | 14.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Skepticizëm rreth takimit të nivelit të lartë të OKB-së

• Studim i Bankës Botërore dhe OECD-së në lidhje me gjendjen në Gjermani • Anëtarësimi i Turqisë në BE pjesë e fushatës elektorale në Gjermani

Sot në xhami, më 18 shtator në qendrat e votimit

Sot në xhami, më 18 shtator në qendrat e votimit

Gazeta "Këlner Stadtanzeiger" është skeptike sa i takon takimit të nivelit të lartë të OKB-së. Nga kjo gazetë citojmë:

"Një reformë e cila është urgjentisht e domosdoshme për të modernizuar strukturat burokratike të OKB-së, nuk do të arrihet. Sa u përket problemeve të mëdha sërish nuk do të ketë gjë tjetër përveç deklaratave dhe fjalimeve dashamirëse. Të gjitha këto dihen, sepse ky takim nuk është takim pune. Bisedimet janë zhvilluar më parë në nivele të ndryshme diplomatike. Dhe në këto takime nuk u arrit ndonjë përfundim. Ata që i duan vërtet reformat shpresojnë për një takim të ardhshëm. Po të arrihet që të caktohet një datë për këtë, ky do të ishte përfundimi më i mirë i samitit. Gjëja më e keqe do të ishte në rast se takimi shtyhet për një kohë të papërcaktuar, apo nëse vendoset të krijohen grupe pune, sepse ekspertë gjejnë gjithmonë kleçka dhe nuk i zgjidhin problemet."

Ndërsa në gazetën "Märkische Zeitung" në lidhje me këtë temë lexojmë:

"Masat globale për sigurinë dhe për t'u mbrojtur ndaj terrorizimit dhe përhapjes së armëve të shfarosjes në masë deri tani nuk janë realizuar për shkak se shtete të veçanta dhe grupe shtetesh kanë ndjekur intresat e tyre dhe se nuk ka pasur mekanizma të efektshme për t'iu kundërvënë. Për këtë Izraeli, Paksitani apo India janë bërë fuqi me armë bërthamore, Koreja e Veriut po punon për prodhimin e bombave të tilla dhe Irani ndjek programin e vet nuklear. Disa prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit jo vetëm që e kanë duruar një gjë të tillë, por madje e kanë nxitur. Kredibiliteti që u mungon atyre është një shkak thelbësor për krizën e rëndë në të cilën gjendet OKB-ja."

Gazeta "Pforzheimer Zeitung" e përqendron vëmendjen tek një studim i Bankës Botërore dhe OECD-së në lidhje me gjendjen në Gjermani. Citojmë:

"Kush jeton në Gjermani mund ta ndjejë veten të lumtur megjithë papunësinë e lartë dhe ekonominë e dobët. Gjermania vazhdon të bëjë pjesë në radhën e vendeve më përparimtare dhe para së gjithash më me mirëqënie të botës, sikurse dëshmon edhe studimi i fundit i Bankës Botërore. Gjithsesi në studim vihet theksi qartë edhe tek problemet. Vëmendja e shoqrësië në Gjermani duhet të përqëndrohet sidomos në një qëndrim sa më të përgjegjshëm kundrejt ambientit dhe tek investimet e vazhdueshme në fushën e shkollimit dhe të kërkimeve. Për këtë na duhen politikanë që dinë të mendojnë përtej periudhës së tyre të legjislacionit dhe elektorat që di t'i shpërblejë me vota të tillë politikanë."

Po për të njëjtën temë në gazetën "Neue Ruhr/Neue Rhein-Zeitung" lexojmë:

"Fushata elektorale nuk lejon një diskutim të drejtë për shkollimin. Në radhë të parë diskutimet synojnë vetëm që të krijojnë një vijë demarkacioni mes politikave të partive. Demokristianët dhe liberalët dëshirojnë që në Gjermani të aplikohen taksat për studime në universitet, socialdemokratët dhe të gjelbërit jo. Të dyja rrugët do të ishin të pranueshme në rast se arrihet qëllimi për më tepër maturantë dhe studentë. Po kjo kërkon investime të metejshme. Vendimtare është që të vihen në dispozicion më tepër para dhe të mendohet edhe për një rrjet social. Sepse kush kërkon prej studentëve taksa për studimet duhet të mendojë edhe për krijimin e një sistemi bursash. Po ashtu kush kërkon ndihmë prej shtetit, nuk mund të kërkojë edhe uljen e taksave. Gjermania nuk është budallallepsur. Vetëm se gjatë fushatës elektorale zgjedhësit i trajtojnë si budallenj."

Së fundi citojmë nga gazeta "Bild-Zeitung", e cila ndalet në përfshirjen e çështjes së anëtarësimit të Turqisë në BE në fushatën elektorale në Gjermani.

"U bë si u bë dhe Turqia u bë pjesë e fushatës elektorale në Gjermani. Rreth 600.000 turq me pasaportë gjermane kanë të dielën të drejtën e votës. Këta përbëjnë rreth 1,2% të numrit të përgjithshëm të elektoratit dhe vota e tyre mund të vendosë se kush do të qeverisë në Gjermani në pesë vitet e ardhëshme. Nuk të çudit pra fakti që socialdemokratët dhe të gjelbrit po përpiqen të mbledhin vota në radhët e tyre. Motoja: Vota jote për socialdemokratët dhe të gjelbërit është voto pro lehtësimit të marrjes së nënshtetësisë gjermane dhe anëtarësimit të Turqisë në BE. Po ai që i instrumentalizon për qëllime elektorale turqit që jetojnë në Gjermani, u bën një shërbim të keq marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Turqisë

  • Data 14.09.2005
  • Autor Pandeli Pani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Artp
  • Data 14.09.2005
  • Autor Pandeli Pani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Artp