1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtyrje të tjera

Rainer Sütfeld8 Shtator 2006

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier është optimist se marina gjermane do të vendoset para bregdetit libanez. Por edhe pas takimit të tij me udhëheqjen libaneze të enjten mbetet nevoja për bisedime mes të Bejrutit dhe Berlinit, gjithashtu edhe në Nju Jork

https://p.dw.com/p/ArKU
Trupa italiane niset për në Liban
Trupa italiane niset për në LibanFotografi: picture-alliance/dpa

Pas kërkesës zyrtare të qeverisë libaneze për forcat detare gjermane në OKB po punohet se bashku me diplomatë gjermanë dhe me ekspertë të mbrojtjes për rregullat e pjesëmarrjes ushtarake.


Deri të premten OKB-ja do ta ketë marinën para bregdetit libanez. Anije nga Britania e Madhe, Franca, Greqia dhe Italia do të garantojnë embargon e armëve në det. Në fund Izraeli pastaj do të heqë embargon detare. Atëherë do të përmbushej kushti i qeverisë libaneze. Bejruti mund të dërgonte më në fund kërkesën me shkrim për misionin ndërkombëtar të marinës nën drejtimin gjerman.

Zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric u shpreh:"Kjo është një zgjidhje provizore, para se komandoja e marinës të jetë e gatshme për veprim. Këtu do të bëjë pjesë pastaj edhe komponenti gjerman. Bisedimet për këtë do të vazhdojnë me gjermanët."

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së beri të qartë se këto bisedime mund të zgjasin shumë, sepse akoma nuk janë formuluar rregullat operative të forcave ushtarake detare. "Anijet, të cilat lëvizin para Libanit, janë aty me ftesë të qeverisë libaneze, për t´i ndihmuar vendit, për të siguruar bregdetin. Paralelisht me këtë punojnë për rregullat operative të UNIFIL-it."

Veprim jo i lehtë, meqenesë operacioni detar është një terren i panjohur për organizatorët e helmetkaltërve. Por pengesa e vërtetë është vendimi i kabinetit nga Bejruti. Kontrollet e anijeve vetëm në bazë të urdhërit libanez dhe lundrimi shumë larg nga bregdeti në ujrat territoriale nuk përkon me mandatin robust, siç dëshëron Berlini dhe siç vlen tashmë për trupat e këmbësorisë së UNIFIL-it. Ekspertet në Nju Jork supozojnë, se do të ketë shtyrje së paku dy javë, por atëherë gjermanët janë të mirëseardhur në bord. Se sa marinarë dhe anije gjermane nevojiten me të vertetë, nuk është percaktuar deri tani. E sigurtë eshte, që Gjermania do të komandojë floten. Dhe keshtu si italianet në tokë do të perbejë pjesën më të madhe.

Por edhe të gjithë të tjerët që kanë shprehur gatishmerinë për pjesemarrje, në konferencën për përberjen e trupës duhet të tregojnë prezencë. Atashetë kulturore në kuartierin qëndror të OKB-së duhet të zgjedhin ndërmjet fregatave apo anijeve të shpejta nga Bullgaria apo Norvegjia, Italia apo Franca, Suedia Danimarka apo Gjermania. Vetem atëherë mund të dalë në Mesdhe flota me e madhe e OKB-së e të gjitha kohrave.