Shkup: Bisedimet me BE, lajm historik në kohë të vështirë | Ballkani | DW | 25.03.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Shkup: Bisedimet me BE, lajm historik në kohë të vështirë

Në Maqedoië e Veriut u përshëndet vendimi pozitiv i ministrave të Europës të vendeve të BE-së për hapjen e negociatave të atarësimit me Shkupin.

Lajmi  nga Brukseli për hapjen e negociatave të anëtarësit në BE me Maqedoninë e Veriut (RMV) është verifikim i suksesit të përpjekjeve tona, fundi i pritjeve tona 15 vjet pas marrjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në BE dhe mirënjohje për rezultatet e arritura. Kështu u shpreh kryeministri Oliver Spasovski. "Në një moment jashtëzakonisht të vështirë për shtetin tonë, për Evropën dhe për mbarë botën nga Brukseli na mbërriti një lajm i bukur dhe i shumëpritur. RMV i fillon negociatat për anëtarësim në BE. Këshilli  u pajtua se shteti ynë duhet në një afat sa më të shkurtër t'i nisë negociatat për anëtarësim”, theksoi kryeministri Spasovski. Sipas tij mund të jemi krenarë sepse pritja përfundoi, reformat e suksesshme e hoqën barrierën, rrugën e kemi të hapur, drejtimi i vetëm në këtë rrugë është vetëm përpara.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani pohoi se tani nuk ka më asnjë dilemë, duhet të vazhdojmë vetëm reformat. "Ky vendim nuk është dhuratë dhe as vendim politik, por vetë puna jonë e përditshme që 27 vendet anëtare të arrinin në konkluzion se duhet të hapnin negociatat me ne pa asnjë kusht. Besoj që muajve, javëve në vijim Komisioni Evropian dp të përfundojë me kornizën negociuese dhe pastaj do të mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare, në të cilën unë si shef i delegacionit shtetëror do të duhet të prezantoj pozicionet shtetërore”, nënvizoi Osmani.

Partitë mirëpresin PO-në e Brukselit

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Këshillit të Evropës. "Vendim historik në këto ditë të vështira për popullin tonë. Nuk ka më asnjë pengesë, as kushte”, shkruan Zaev.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në profilin e tij zyrtar në facebook ka shkruar se erdhi një lajm shprese nga Brukseli. "Dje mbollëm që sot të korrim. Procesi për anëtarësim në NATO u përmbyll, ndërsa dera e Evropës u hap”, shkruan Ahmeti.

Nga VMRO DPMNE thanë se angazhimet evropiane janë orientimi i tyre strategjik dhe paraqesin vendim themelor të përpjekjeve të përbashkëta  të qeverive  nga  nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim nga viti 2001 deri tani,  sikur edhe  10 raportet e fundit pozitive të Komisionit Evropian.

Ekspertët vlersojnë se ky vendim ishte i merituar për vendin tonë, por ata thonë se njëkohësisht është sfidë që kërkon reforma demokratike. Profesor Mersel Bilalli thotë, se vendimi nuk është i papritur, pasi pas refuzimit nga viti i kaluar, Ballkani Perendimor u duke se seriozisht u përfshi nga valë e madhe e euroskepticizmit, që në thelb realisht kërcënonte të prishte ekuilibrin gjeopolitik evropian dhe më gjërë. "Me këtë definitivisht dërgohet mesazh shumë i qartë në Beograd dhe Prishtinë, se kohezioni, mirëkuprimi dhe zgjidhja e problemeve rajonale ka shpërblimin e vet. Refuzimi që ndodhi muaj më parë për Maqedoninë, sikur dekurajoi forcat që deshirojnë zgjidhje në Prishtinë dhe Beograd”, ka deklaruar Bilalli.

Pas sinjalit pozitiv të një dite më parë, autoritetet zotohen se do të fillojnë menjëherë me organizimin e grupeve negociuese, të cilat tashmë janë themeluar në qeveri në bazë të metodologjisë së re.