1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rumsfeld kritikon qeverinë kineze për programin bërthamor

Petra Aldenrath19 Tetor 2005

Kina thotë se ka shpenzuar 30.2 miliardë dollarë në fushën e mbrojtjes. Por Pentagoni mendon se Kina ka shpenzuar këtë vit rreth 90 miliardë dollarë për sektorin ushtarak.

https://p.dw.com/p/ArNi
Ministri amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld
Ministri amerikan i mbrojtjes Donald RumsfeldFotografi: AP

Gjatë vizitës së tij në Pekin ministri amerikan i mbrojtjes Donlad Rumsfeld u prit me nderime më të larta ushtarake. Pas takimit me homologun e tij kinez Cao, Rumsfeld theksoi se SHBA-s e përshëndesin rritjen e mirëqënies ekonomike të Kinës, por kjo rritje, tha ai duhet të ndodhë në mënyrë paqësore. Sipas Rumsfeld, Republika Popullore e Kinës po shpenzon shumë për buxhetin ushatarak:

"Shumë shtete kanë shprehur shqetëismin e tyre për shpejtësinë e ekspandimit ushtarak të vendit tuaj" - tha Rumsfeld.

Kështu u shpreh Rumsfeld në Pekin. Ai i bëri thirrje Kinës, që të tregohet më transparente përsa i përket sektorit ushtarak dhe tha përpara gazetarëve nga e mbarë bota, se dëshiron të dijë se pse qeveria kineze nuk tregon të vërtetën mbi buxhetin e saj ushtarak. Por sipas ministrit kinez të mbrojtjes, qeveria e tij ka shpenzuar gjatë këtij viti vetëm 30.2 miliardë dollarë për sektorin e mbrojtjes.

"Dua t´ju them fare hapur që kemi shpenzuar pikërisht këtë shumë për sektorin e mbrojtjes. Nuk kemi nevojë dhe asnjë mundësi për të gënjyer mbi këtë fakt" - tha Cao.

Por Pentagoni ka deklaruar se ka të dhëna se Kina ka shpenzuar 90 miliardë dollarë, pra tre herë më shumë se ç´deklaron qeveria kineze. Donald Rumsfeld vuri në dukje se transparenca mbi buxhetin ushtarak dhe në çështjet ekonomike, do ta ndihmojë hapjen e Kinës edhe në aspektin politik:

"Përparimi i shpejtë i Kinës sjell automatikisht pyetjen e drejtë të shumë shteteve, se çfarë qëllimesh ka kjo republikë" - tha Rumsfeld.

Sidoqoftë Rumsfeld shtoi se bisedimet me homolugn e tij Cao rezultuan mëse të frytshme dhe se marrëdhëniet amerikano-kineze konsiderohen nga pala amerikane si "komplekse" dhe "të komplikuara". Shkak për këtë janë diferencat mbi trajtimin e çështjes së të drejtave të njeriut në Kinë, debati mbi Tajvanin si edhe ndërhyrja e Kinës në debatin mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.