Rezultate të komplikuara zgjedhore | Bota | DW | 29.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rezultate të komplikuara zgjedhore

Ashtu siç pritej fitues i zgjedhjeve parlamentare në Izrael është partia "Kadima" e kryeministrit të përkohshëm Ehud Olmert. Kadima ka fituar 28 vende në parlament. Një nga partitë që ka pësuar humbjet më të mëdha është blloku Likud.

Olmert tek Muri i Vajtimit

Olmert tek Muri i Vajtimit


Në sheshin Rabin në Tel Aviv qindra izraelitë numërojne sekondat në prag të shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. Shumë shpejt u bë e qartë se partia "Kadima"
e kryeministrit të përkohshëm Ehud Olmert, ka fituar zgjedhjet. Ajo do të përfaqësohet nëarlament me 28 deputetë. Rezultati ishte më i dobët nga parashikimet. Simpatizantët e kësaj partie siç është për shembull Shahat, janë zhgënjyer:


"Unë kam shpresuar më për rezultat më të mirë. Po të kishte qenë Sharon ende kryeministër rezultati do të kishte tjetër pamje. Por ja që rezultati është më i keq nga sa pritej."

Kryeministri aktual shfaqet në Jerusalem I emocionuar duke shpallur veten fitues. Ai falenderon edhe njëherë themeluesin e partisë Kadima, kryeministrin Ariel Sharon, i cili pas goditjes ne tru vazhdon të qëndrojë në spital në Jerusalem. Edhe kësaj radhe ai përforcon qëndrimin për ndarje përfundimtare nga palestinezët.

"Në të ardhmen ne do të përpiqemi të vendosim kufijtë e Izraelit, si një shtet demokratik hebre me shumicë hebrejsh. Ne po përpiqemi që me bisedime të arrijmë një marrëveshje me fqinjët palestinezë. Kjo është shpresa dhe lutja jonë." Për realizimin e këtij plani Olmert ka nevojë për partner koalicioni. Këtë ofertë ia ka drejtuar Partisë Punëtore të Amir Peretzit, e cila ka fituar 20 vende në parlament. Mirëpo ky numër vendesh nuk mjafton për të marrë shumicën e vendeve parlamentare. Kjo gjë vërehet edhe nga vetë qytetarët izraelitë.

" Unë nuk besoj se Partia Punëtore do të bashkohet tani me Kadima-n, kjo do të thotë sikur të vinte deri te bashkimi i partisë Shas me pensionistët", thekson një grua. Partia ultra ortodokse Shas ka fituar 13 vende, ndërsa pensionistët për herë të parë kanë hyrë në parlament me 7 deputetë. Ky është një sensacion i vogël. Fakti se edhe shumë të rinj kanë votuar për pensionistët tregon se këto zgjedhje bartin frymën e protestës, vlerësojnë analistët.

Një e papritur tjetër është edhe fitorja e Partisë "Izraeli-shtëpia jonë", e cila ka fituar në parlament 12 vende. Duke folur për këtë një grua thotë: " Këto janë shumë vota për ata politikanë të njohur si ekstremistë. Duket se ata nuk po mbeten për një kohë të gjatë si esktremistë, por mjerisht, si pjesë legjitime të Izraelit".

Partia " Izraeli-shtëpia jonë" ka perfituar nga humbjet e Partisë Likud. Partia e Benjamin Netanjahut është humbësja e vërtetë e zgjedhjeve. Ajo ka mbetur forca e pestë politike në vend. Këtë e konfirmon edhe vet Netanjahu:" Nuk ka dyshim se Likud ka marrë një goditje të rëndë. Kjo është goditja e dytë që morrëm. Unë e kam marrë kryesimin e partisë para 100 ditëve, pasi udhëheqja e mëparshme la pas vetes një parti të shkatërruar. "Me këtë rast, Netanjahu flet për Sharonin, i cili u largua nga kjo parti dhe krijoi partine e reKadima. Periudha pas Sharonit ka filluar me rezultatet e komplikuara zgjedhore.

  • Data 29.03.2006
  • Autor Torsten Teichman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArM1
  • Data 29.03.2006
  • Autor Torsten Teichman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArM1
Reklamë