1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Quo vadis Angela Merkel? Quo vadis Gjermani?

9 Nëntor 2005

Në shtypin e sotëm fokusohemi mbi dështimin e Biskit për tu zgjedhur si kandidat për zëvendëskryetar parlamenti dhe tek vazhdimi i bisedimeve të koalicionit.

https://p.dw.com/p/Arsx
Fotografi: Bilderbox

Në bisedimet për koalicionin e madh unionistët dhe socialdemokratët debatojnë për rrugët e daljes nga kriza dhe reformat ne tregun e punës.

Westdeutsche Zeitung shkruan:

"Rrudhje e ballit. Ky është reaksioni miqësor i qytetareve, të cilët bisedojnë për procesin e krijimit të koalicionit të madh. Shumë i madh është zhgënjimi për Edmund Stoiberizimin e politikës, ku interesat personale dalin shumë më para se ata të republikës. Që të mbeturve në Berlin nuk u bie më shumë nder mend se sa ngritja e taksave, është një tjetër tragjedi. Konfuzion në vend të koordinacionit dhe një e caktuar për kancelare e cila është në tërheqje në vend që të ushtrojë kompetencen mbi direktivat e saj. Quo vadis Angela Merkel? Quo vadis Gjermani?

Gazeta "Der Tagesspiegel" për reformën e federalizmit në Gjermani


Edhe pse elitat në Gjermani mendonin dhe mendojnë shpesh dhe në bazë të shtetit kombëtar, shumica e gjermanëve deri sot kanë edhe një vetedije të madhe fetare. Dhe kete duhet ta justifikojë kushteta. Landet duhet të njihen dhe të jenë në gjendje të veprojnë si instanca politike. Dhe në këtë pikë kushtetuta pati nevojë për reparaturë. Mekanizmi përmes së cilit gjithnjë e më shumë kompetenca i kaluan federatës, dhe parlamentet e landeve i degraduan në anekse, këshilli federal u ngrit në kundërshtar të parlamentit, ishte një konstitucion i gabuar i cili duhet korigjuar pjesërisht. Që para një viti gjykatësit kushtetues në Karlsruhe e shkruan fjalinë kryesore për reformat në një vendim: Kuptimi i sistematikës së kushtetutës federale është që t´u hapen landeve hapësira për kompentencave të pavarura. Ata nuk janë aq të mëdha as pas reformës.

Fraksioni i partisë së majtë PDS, pas humbjes së kryetarit të partisë Lothar Bisky nuk do të paraqesë më kandidaturë për zëvendëskryetarin e parlamentit.

"Kieler Nachrichten" shkruan:

"E kaluara e pasqaruar e Biskyt ishte për shumë parlamentarë shkak i mjaftë, për të mos e zgjedhur. Së paku po kaq i rëndë është edhe argumenti i dytë. Një kryetar partie nuk është patjetër i favorshëm, për të drejtuar në mënyrë jopartiake seancat e parlamentit. Prandaj deputetet nuk janë influencuar dhe nuk ia dhanë votën Biskyt për të katërten herë. Vota e tyre ishte konsekuente dhe e guximshme. Pra ne nuk kemi përjetuar humbje të parlamentarizmit, por kulmin e tij.

"Frankfurter Allgemeine Zeitung":

Në vendin tonë të ngrirë nga letargjia nuk je i sigurtë nga asnjë befasi. Apo e pat konsideruar dikush në mars të mundur që humbja e Heide Simonis në raundin e katërt do të kthehej në traditë? Bisky ka bërë traditë prej kësaj, por numri i atyre që ai nuk bindi, u rrit në parlament. Më mirë të mos kishte ekzistuar ky raund i katërt. A duhet të kthehet tani parlamenti në shpoti dhe të vazhdojë të votojë derisa drejtuesve të partisë t´u përshtatet rezultati? A beson zoti Bisky, të ketë të drejtë të zgjidhet?

"Handelsblatt" po për rastin e Biskit

Në rastin e Biskit shumica e deputetëve e kanë injoruar rendin e ditës. Kjo është padyshim legale dhe legjitime, pavarësia e parlamentit duhej të ishte instanca e fundit. E qartë është vetëm se deputetët pa kundershtime ndjekin linjen e fraksionit. Pak deputete janë shprehur hapur për votën e tyre kundër Biskit. Edhe kjo është një drejtë e tyre."

Süddeutsche Zeitung shkruan për emigrantët në Gjermani

"Në shumë vende shkollat janë të shkreta e të lëna pas dore. Mësuesit atje janë të kënaqur nëqoftëse nuk ndodh asgjë. Pikërisht këtu është problemi. Në rastin më të mirë me emigrantët nuk ndodh asgjë dhe as ata nuk i bëjnë gjë kujt. Kjo është një çikë pak për një shoqëri, burimi kryesor i së cilës duhej të ishte dituria. Një cikë pak për një shoqëri, në të cilën më shumë se 20% e nxënësve 15 vjeçarë vijnë nga familje emigrantësh. Meqenëse për shtetin një politikë parandaluese e edukimit dhe e politikës sociale është shumë e lodhshme dhe e shtrentë, ai financon më mirë një ndërmarrje të mjerë reparimesh. Qindra mijëra euro paguan ai çdo vit për "masa përfatitore për profesion" të cilet duhet të arrijnë ata të rinj për të cilët nuk është kujdesur askush kurrë. Suksesi është i pakët. Një certifikatë nga këto kurse të vë më tepër vulën se sa të ndihmon.