1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pykë ndërmjet evropianëve të lëkundur

Andreas Noll komenton20 Mars 2007

Grindja ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës për planifikimin në Evropën Lindore të sistemit për mbrojtjen prej raketave ka shkaktuar diskutime edhe në Gjermani.

https://p.dw.com/p/AqxA
Wladimir Putin, George Bush dhe Gerhard Schröder
Wladimir Putin, George Bush dhe Gerhard SchröderFotografi: APTN/DW

Grindja ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës për planifikimin në Evropën Lindore të sistemit për mbrojtjen prej raketave ka shkaktuar diskutime edhe në Gjermani. Shefi i Kremilinit Vladimir Putin kundërshton planet amerikane, sepse siç thotë ai, janë të drejtuara kunder Rusisë. Qeveria amerikane shmanget dhe e argumenton këtë hap me kërcënimin, që vjen nga shtetet si Irani. Kjo grindje është shkak për disa politikanë gjermanë, që të shohin konturimin e një lufte të re të ftohtë ndërmjet SHBA dhe Rusisë.

Katër vjet pas jo-së së Gerhard Schrëderit ndaj luftës në Irak në Evropë shtrohet përsëri çështja e paqes. Këtë gjithsesi nuk e pohon vetem udhëheqësi i opozitës në parlament, por edhe perfaqësues të kampit qeveritar. Kryetari i partisë socialdemokrate Kurt Beck druhet jo më pak se nga një fushatë tjetër armatimi, nëqoftëse Polonia dhe Çekia stacionojnë në territorin e tyre një sistem amerikan të mbrojtjes kundër raketave. Paralajmërimet e socialdemokratëve nga ana tjetër nervozojnë unionin, që dëshëron më mirë të diskutojë se si do të stacionohen raketat dhe jo a do të stacionohen ato.

Në mes të kesaj vorbulle kancelarja Angela Merkel. Pak ditë para festimit të 50 vjetorit të bashkimit të Evropës presidentja e rradhës e BE-së kujdeset ta ruajë Evropën nga një përçarje tjetër.

Po përse është fjala? Sipas gjithë asaj që dihet, SHBA duan të stacionojnë dhjetë raketa në verilindje të Polonisë, për t´u mbrojtur nga sulmi i raketave nga të ashtuquajturat shtete kopuke. Radari përkatës duhet të ndodhet në Çeki. Por deri tani sistemit i mungojnë raketat funksionuese pritëse. Megjithatë nuk është e pamundur, që SHBA deri në vitin 2011 të instalojnë një mbrojtje funksionale.


Që shumë evropianë janë pak të entuziasmuar nga kjo mbrojtje, lidhet me kërcënimet e vazhdueshme nga Moska. Por ndryshe nga ç´pohon Kremlini planet amerikane në formën e tyre aktuale nuk e vënë në diskutim potencialin kërcënues rus dhe kështu edhe barazpeshën ndërmjet superfuqive të dikurshme. As nga ana teknike dhe as nga ajo numerike të dhjetë raketat amerikane nuk do të mund të pengonin sistemet mbajtëse ruse në rrugën drejt SHBA apo Evropës. Përveç kësaj Moska punon prej kohësh në sistemin e vet mbrojtës pa u konsultuar me perëndimin. Me kritikën e saj therëse ndaj raketave amerikane Vladimir Putini vë me stil një pykë ndërmjet evropianëve të pasigurtë.


Së paku tek shumica e deputeteve gjermane ky plan shkon. Qortimi amerikan u sjell aprovim te popullsia. Sidomos partia socialdemokrate e kritikuar shumë në anketime dhe në bazën e vet shitet perseri si parti e paqes.

Nëqoftëse kancelarja tani thërret, që mbrojtja prej raketave të lidhet me Naton kërkon të reduktojë dëmin politik. Kjo temë në të vertetë e preokupon prej kohësh Naton. Por vetëm në samitin e fundit në Riga partnerët diskutuan për një raport sekret, përpilimin e të cilit e kishin urdhëruar vetë para katër vitesh. Që samiti në këtë çështje perfundoi pa ndonjë rezultat konkret nuk është për t´u çuditur, po të kemi parasysh shpenzimet e sistemit të raketave dhe vullnetin e evropianëve për t´u përgatitur ndaj kërcënimeve afatgjata.

Por më mirë se të Nato Evropa projektin miliardësh në kufinjtë e Rusisë mund ta frenonte diku tjetër: duke punuar me konsekuencë për një zgjidhje politike me Teheranin. Sidoqoftë deri tani Uashingtoni mund të përmendë vetëm "shtetin kopuk iranian", kur argumenton për vendosjen e raketave. Dhe Irani nuk ka ende raketat sulmuese nga të cilat duan të mbrohen SHBA.