Pyetjet kritike nuk duhet t′i drejtohen Papës, por atyre që bëjnë thirrje për dhunë | Studimi në Gjermani | DW | 17.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pyetjet kritike nuk duhet t'i drejtohen Papës, por atyre që bëjnë thirrje për dhunë

Shprehja e keqardhjes nga ana e Papës Benedikt XVI për trazirat që shkaktuan fjalët e tij për fenës islame në një ligjëratë që Papa mbajti në Universitetin e Regensburgut komentohet sot gjerësisht në shtypin gjerman

default

Komentatori i STUTTGARTER ZEITUNG mbron synimin e drejtë të fjalëve të Papës në Regensburg:

"Benedikti XVI tërhoqi vëmendjen për një zhvillim evropian, për të cilin ne mund të jemi krenarë me të vërtetë. Eshtë një pikëpamje e pjekur në luftërat e gjata të të krishterëve me njëri-tjetrin dhe në përplasjen e tyre me krishtërimin, se britmat militante besimtare nuk i shërbejnë gjetjes të së vërtetës. Nëse këtë e bëjnë disa myslimanë, ata duhet t'i kritikosh për këtë, por jo t'i imitosh. Reagimi i Papës për shqetësimin që shkaktuan fjalët e tij nuk ishte gjest përuljeje, por thjesht i arsyeshëm. Politikanëve gjermanë, të cilët me bubullima duan të profilizohen si shpëtimtarë të oksidentit, mund t'u rekomandosh vetëm këtë shembull, përndryshe vlen këshilla: më mirë mbaj gojën."

TAGESZEITUNG që botohet në Berlin justifikon veprimin e shprehjes së keqardhjes nga Papa:

"Teksti i Papës nuk ishte qarkore, aq më pak një dogmë. Kështu që Papa mund ta shprehte më me lehtësi keqardhjen e tij për gjoja keqinterpretimet e fjalës së tij. Në krishtërim nuk është gabim që të pranosh gabime, përkundrazi. Edhe ky është një favor, aq më tepër që Papa si njeri i besimit në botën myslimane në thelb gëzon simpati të caktuara. Nëse fundamentalistët në xhami ose medrese nuk do t'i hidhnin sërish zjarrit benzinë, gjithçka do të kishte kaluar vaj. Dorëzim armësh përballë myslimanëve radikalë fjala e Papës nuk ishte, shyqyr Zotit!"


DRESDNER NEUESTE NACHRICHTEN shpreh habinë për urrejtjen me të cilën u pritën nga disa myslimanë deklaratat e Papës në Gjermani:

"Eshtë e pabesueshme se me çfarë urrejtjeje i duhet të përballet Papës në emër të besimit. Kjo në një kohë kur Papa tregoi zemërgjerësi të vërtetë kristiane dhe shprehu keqardhjen për efektin e fjalëve të tij. Këtë ai nuk duhet ta kishte bërë. Sepse për të shprehur keqardhje në fakt nuk kishte shkas, nëse për shembull fjalët e tij nuk do të ishin manipuluar nga mediet turke, por ato të kishin raportuar në përputhje me të vërtetën për fjalimin e Regensburgut. Por në këtë mënyrë u arrit që revolta në kuptimin e predikuesve të urrejtjes midis Ankarasë dhe Teheranit të merrte drejtimin e duhur. Megjithatë, fjalimi i Benediktit nuk ka material të ngjashëm si grindja e karikaturave. Shumë myslimanë arrijnë të dallojnë dorën e shtrirë të Papës."

Ndërsa gazeta HESSISCHE/NIEDERSÄCHSISCHE ALLEMEINE që botohet në Kassel komenton shprehjen e keqardhjes nga Papa për fjalët e tij:

"Papa veproi me zgjuarsi: ai shprehu keqardhje për keqinterpretimet e leksionit të tij të Regensburgut. Me këtë ai pranoi indirekt një gabim dhe u përpoq t'i qetësojë dallgët, e nxitura nga të tjerët në botën myslimane. Benedikti i 16-të nuk i tërhoqi mbrapsht fjalët e tij, ose të kishte kërkuar falje. Dhe bëri mirë: sepse shpjegimet e tij ishin të qarta: besimi nuk mund të zbatohet me dhunë. Shqetësimi tek myslimanët - jo spontan, më tepër i inskenuar, si në rastin e grindjes për karikaturat- është një dëshmi për faktin se sa të drejtë kishte Papa me fjalët e tij. Në shtetet myslimane doli në pah një nivel i tmerrshëm i mungesës së informacionit për shpjegimet e Papës dhe mungesë dijeje për vlerat perëndimore si liria e mendimit. Prandaj pyetjet kritike nuk duhet t'i drejtohen Papës, por atyre që bëjnë thirrje për dhunë."

Ja së fundi edhe mendimi i TAGESPOST që del në Vyrcburg:

"Papa Benedikti është një gjemb në mishin e çkujdesjes kulturore. Eshtë e qartë se atë u munduan ta shohin si burrë të vjetër, që bën vizitën e tij të fundit në atdhe. Kisha në Gjermani vret mendjen si ta bëjë të frytshëm në kujdesin për shpirtrat impulsin e vizitave të Papës. Nuk do t'i mbetet gjë tjetër, veçse të ndjekë modelin e Papëve dhe të bëhet gjemb në trupin e një shoqërie pa Zot. "

  • Data 17.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arnt
  • Data 17.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arnt