Putini nuk duhet ta shohë Gjermaninë si pjesë të firmës ″Rusi AG″ | Studimi në Gjermani | DW | 11.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Putini nuk duhet ta shohë Gjermaninë si pjesë të firmës "Rusi AG"

Takimi i kancelares gjermane Angela Merkel me presidentin rus Vlladimir Putin dhe marrëdheneit gjermano-ruse janë temë e pasqyres së sotme të shtypit gjerman

Angela Merkel dhe Vladimir Putin në Drezden

Angela Merkel dhe Vladimir Putin në Drezden

"Neue Presse" e Hanoverit shkruan:

Putin sillet i pamëshirshëm kundër atyre që e kritikojnë. Ai po cënon lirinë e shtypit dhe të drejtat e njeriut. Vrasja e gazetares Ana Politkovskaja tregon se zërat kritik në Rusi po detyrohen të heshtin. Këtë temë me të drejtë e ka biseduar Merkel, duke kërkuar prej Putinit premtimin se do të zbardhë këtë vrasje.

"Süddkurier" që botohet në Konstancë, shkruan:

Shefi i ardhshëm i koncenrit Gazprom do të jetë me shumë gjasë Vlladimir Putin, të cilit i përfundon mandati në vitin 2008. Në listen e rrogave të Gazpromit është edhe një kancelar gjerman, së shpejti do te jetë edhe një klub futbollistik gjerman.


Gazeta e "Leipziger Zeitung" shkruan se:

Me ardhjen e Merkelit në krye të qeverisë afërsia me Putinin, sikur po kalon në distancë. Kjo distance verehet ne konfliktin e Çeçenisë, kritikave me dyer të mbyllura, ku kërkohet prej Putinit që të zbatojë standardet minimale të ruajtjes së jetës së njerëzve, lirisë së shtypit dhe respektimin e strukturave demokratike. Dhe kjo nuk është më shumë se një sjellje korrekte, nese Rusia dëshiron të jetë vërtetë një partner evropian.

Ndërkaq, duke komentuar vizitën e Putinit në Gjermani "Thüringener Allgemeine" shkruan se njeriu me fytyren e Janusit, të siguron çdo gjë që kërkon.Vladimir Putin ka premtuar në Dresden sqarimin e vrasjes së gazetares Politkovskaja, në mënyrë të vendosur ka gjykuar testin atomik të Korese Verirore dhe ka hedhur poshtë zemërimin per varesine nga transferimi i gazit rus. Por çka mund njeriu t'i besojë atij? Për sa kohë në Rusi nuk lejohet botimi i librit të Politkovskajas, duket se autoret e krimit kanë aminin e heshtur të Kremlinit. Edhe më tej mbetet me rrezik jetësor, krimet e luftës në Kaukaz.

Sipas gazetes "Rhein Zeitung" per Putinin mund të thuhet se do të dështojë nëse e konsideron Gjermaninë si pjesë të firmës "Rusi AG". Ardhmëria qëndron në partneritetin sy me sy. Të dyja palët jane aq afër, sa asnjëherë më parë. Këtu qëndrojnë edhe shanset gjigante. Të dyja palët kanë nevojë për forma dialogu dhe marrëdhënie të ndershme tregtare. Para së gjithash rusët dhe gjermanët kanë nevojë për besim. Me premtimin për zbardhjen e vrasjes së gazetares ruse Ana Politovskaja, presidenti rus ka bere nje hap para ne drejtim te duhur.

"Neue Osnabrücker Zeitung" shkruan se gjykimi që i beri Putini vrasjes së gazetares ruse të lë shumë përshtpyje. Por të nervozon pohimi i tij, se ky akt kriminel e ka botuar Rusinë më shumë se sa vetë botimi në gazetë i artikullit për krimet në Çeçeni. Ky presidenti nuk e cilëson ruajtjen e të drejtave të njeriut si vlere, por jep gjykime sipas interesave të tij. Me këtë ai dëshmon se krimi i ka dyert e hapura në Kremlin ashtu sikur edhe eliminimi i kundërshtarëve. Për Perëndimin vlen motoja e kujdesit të mëtejshem në raport me Putinin. Ai mbetet një kantonist shumë i pasigurt në çështjen e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë. Ai nuk duhet të matet nga fjalët që thotë por nga veprimet. Dhe nëse vlerësohet kështu, rezultati është neveritës, shiko për këtë vetëm se çka flet konflikti i përgjakshëm në Kaukaz.

  • Data 11.10.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArnX
  • Data 11.10.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArnX