Pro shëndetit, kundër kileve të tepërta | Gjermania | DW | 10.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pro shëndetit, kundër kileve të tepërta

Parlamenti gjerman do të diskutojë sot për miratimin e një plan-aksioni kundër mbipeshës, për më tepër sport dhe lëvizje.

default

Ministrja gjermane e shëndetsisë Ulla Schmidt dhe Ministri për mbrojtjen e konsumatorëve Horst Seehofer i kanë paraqitur parlamentit gjeman për diskutim një plan aksioni kundër mbipeshës, për më tepër sport dhe lëvizje.

Ministrija e shëndetsisë Ulla Schmidt kërkon madje që edhe nëpër shkolla të futet një lëndë e re ekotrofologjia, në të cilën nxënësit mësojnë llojet e ndryshme të ushqimeve, tabela me kaloritë që përmbajnë ushqime të ndryshme apo si të përgatisin gjellë me pak kalori.

"Unë mendoj se ushqimi i shëndetshëm në një shoqëri gjithnjë në plakje duhet të jetë patjetër pjesë e programit mësimor. Në shkolla duhet të bëjmë kujdes që lënda e edukimit fizik, pra fizkultura, të jenë po aq të rëndësishme sa edhe matematika apo gjermanishtja." - tha ministrija Schmidt.

Ministri për mbrojtjen e konsumatorëve, Horst Seehofer, tha: "Ne nuk duam të bëjmë fushatë kundër ndonjë institucioni, kundër ushqimeve apo njerëzve, ne duam t'u vijmë atyre në ndihmë."

Fruta, perime, më pak ëmbëlsira, më pak yndyrë, jo shumë karbohidrate, më tepër sport, më tepër lëvizje më këmbë dhe më pak me makinë - për t'i kuptuar këto rregulla nuk është e vështirë. Por zbatimin e tyre nuk mund ta marrë përsipër qeveria, por duhet ta marrin përsipër prindërit. Fëmijët nuk e kanë të vështirë t'i mësojnë shpejt këto gjëra, por prindërit shpesh janë vetë përtacë duke u bërë kështu një shembull negativ.

Fakti pra që në Gjermani po shtohet numri i fëmijëve të shëndoshë nuk ka të bëjë vetëm me ushqimet që ata konsumojnë, por edhe me deficitet në edukatën familjare. Me sa duket ka shumë prindër që nuk e kanë të qartë që fjalët i shëndoshë dhe i shëndetshëm nuk janë sinonime. Shumë nëna e kanë më kollaj të fusin në mikrovalë një gjellë të gatshme për ta ngrohur, se sa të gatuajnë vetë. Problematik është edhe fakti që shumë fëmijë nuk luajnë më jashtë me bashkëmoshatarët e tyre, por e kalojnë kohën përpara kompjuterit.

Deri në vitin 2020 në Gjermani pritet të ulet me 20% numri i njerëzve të shëndoshë dhe të shtohet me 20% numri i atyre që merren rregullisht me lëvizje dhe sport.

  • Data 10.05.2007
  • Autor Pandeli Pani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqwf
  • Data 10.05.2007
  • Autor Pandeli Pani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqwf