Presidenti pacient | Evropa | DW | 07.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Presidenti pacient

Kryetari i shtetit francez, Zhak Shirak nuk është rrëzuar vetëm nga shëndeti. Megjithatë Shirak siç duket nuk do të japë dorëheqjen

Presidenti francez

Presidenti francez


Presidenti i Francës Zhak Shirak ndodhet që të premten në mbrëmje në një klinikë në Paris. Mjekët kanë diagnostikuar një dëmtim "të vogël" të një enë gjaku në tru dhe do të kryejnë analiza të tjera. Për shkak të të dhënave të pakëta të mjekëve, në Paris qarkullojnë spekullime për seriozitetin e sëmundjes së Shirakut dhe për pasuesin e tij. Buletinet e shkurtra të mjekëve thonë se demtimi i një ene gjaku në tru është aq i parrezikshëm sa kolla, apo rrufa. Presidenti, komenton me ironi një gazetë franceze, është derguar në spital me "shendet të plotë". Në Francë është traditë që të fshihet e verteta, kur trupi i një kryetari shteti dobesohet.
Me muaj të tërë u pat thene se fytyra e enjtur e Zhorzh Pompidou-së ishtë rezultat i një gripi të rëndë. Në prill 1974 presidenti i dytë i republikës vdiq nga kanceri. Tek Fransua Miterrani u diagnostikua një tumor pak pas zgjedhjes së tij në Elise. Presidenti e fshehu sëmundjen dhe mori detyrën në 1988. Vitin e fundit të mandatit të dytë të tij njeriu i parë në shtet nuk ishte më në gjendje të mbante në dore frenat e shumtë, që i vë në dorë presidentit centralizmi francez. Për të mos thënë të drejtonte shtetin.

Dhe tani, pas dhjete orësh, pasi Shiraku ishte shtruar në spitalin ushtarak Val de Grace u informua kryeministri. Po të kishte ndodhur një sulm terrorist, apo rrezimi i një avioni në këtë kohë dhe Dominique de Villepin nuk do të kishte ditur se ku ta gjente shefin e tij.
Qëndrimi i Shirakut në spital e ka përshpejtuar rrahjen e pulsit të opinionit publik. Presidenti, i cili u godit politikisht për shkak të deshtimit të referendumit për kushtetutën, është dobësuar tani edhe nga shëndeti. Nuk mund të pritet, që pas dy vjetësh ai të përballojë strapacat e një fushate elektorale, dhe aq më pak që në vitin 2007 të zgjidhet për herë të tretë në Elise.
Prandaj Shiraku do të bënte mirë, sikur të jepte dorëheqjen. Ai është 72 vjeç, kjo është një moshë, në të cilën megjithë ndryshimin e kushteve demografike, duhet dalë në pension.
Kurimi mund t´i japë një shans të mirë për t´u larguar në dinjitet nga Elizeja dhe do t´i kursente edhe vendit dy vite torturuese. Benjamini i tij politik Dominik de Villepin bën figurë të mirë si kryeministër. Ndërsa rivali i Shirakut Nicolas Sarkozy, ministri i brendshëm, kryetari i partisë qeverisëse UMP dhe kandidat i vetëshpallur për president, është dobësuar për shkak të krizës së tij martesore, të bërë publike.
Dhe partia më e madhe opozitare që prej fundit të majit është e përçarë pa shpresë. Zgjedhësit deri tani nuk e kanë kuptuar, nëse socialistët ishin pro, apo kundër kushtetutës evropiane. Shefi i partisë Francois Hollande garanton, se të gjithë ndjekin të njëjtën rrugë. Por ai nuk tregon se forcat veprojnë në drejtim të ndryshme. Momenti për zgjedhje të parakohshme parlamentare do të ishte i përshtatshëm për kampin konservator. Megjithatë Shirak siç duket nuk do të japë doreheqjen. Elize e mbron atë nga hetimet e drejtësisë, e cila interesohet për parregullsitë gjatë mandatit të tij si kryetar bashkie i Parisit. Dhe zyrtarisht nuk ka ndonjë shkak për doreheqje. Dhe për më tepër Shiraku është gjoja shëndosh e mirë.

  • Data 07.09.2005
  • Autor Christoph Heinemann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDO
  • Data 07.09.2005
  • Autor Christoph Heinemann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDO