Po krijohet bindja se zgjidhja për Kosovën nuk ka alternativë | Ballkani | DW | 16.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Po krijohet bindja se zgjidhja për Kosovën nuk ka alternativë

Shefi i diplomacisë shqiptare, Besnik Mustafaj po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë

Besnik Mustafaj

Besnik Mustafaj

Shefi i diplomacisë shqiptare, Besnik Mustafaj, ka thënë se e rëndësishme është që gradualisht ndër shumicën e vendeve anëtare të OKB-së, po krijohet bindja se zgjidhja për Kosovën nuk ka alternativë tjetër, pos pavarësisë së saj. Ai ka thënë se i vetmi vend që deri tash ka rezerva për pavarësinë e Kosovës është Rusia, mirëpo, sipas tij, e rëndësishme është që edhe ky vend, është i hapur për të gjitha opsionet. Këto komente, shefi i diplomacisë shqiptare, Besnik Mustafaj, i bëri në Prishtinë gjatë një vizite dy ditore që po realizon në Kosovë.

Shefi i diplomacisë shqiptare, në Prishtinë takoi, presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ky i fundit e vlerëson qëndrimin e Shqipërisë, në procesin e zgjidhjes së statusit, ndërsa, thotë se Shqipëria po luan një rol konstruktiv sa i përket çështjes së
zgjidhjes së statusit të Kosovës edhe në OKB-së.

Vizita në Prishtinë e shefit të diplomacisë shqiptarë thuhet se ka edhe një mision tjetër. Atë të pajtimit të dy krahëve të LDK-së, atë Fatmir Sejdiut dhe Nexhat Dacit, pas përçarjes që ndodhi në kuvendin e gjashtë zgjedhor të kësaj partie. Zoti Mustafaj, e mohon këtë gjë, megjithatë, thotë se ai dëshiron që brenda LDK-së të ketë unitet të plotë.

Shefi i diplomacisë shiptare, Besnik Mustafaj, viziton për herë të parë Kosovën në cilësinë e ministrit të jashtëm të Shqipërisë. Ai në Kosovë do të qëndrojë dy ditë, ku do të zhvillojë takime edhe me udhëheqës tjerë politik dhe zyrtarë të lartë të administratës
ndërkombëtare.

  • Data 16.12.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AraL
  • Data 16.12.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AraL
Reklamë