1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pavarësi për Kosovën

27 Tetor 2005

Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" tematizon qëndrimin zyrtar serb kundër pavarësisë. Në heshtje veçse zotëron edhe një pozicion tjetër në Beograd, ai për heqjen dorë nga Kosova

https://p.dw.com/p/ArtC

Ka vite që nga Beogradi dëgjohet i njëjti avaz: Kosova nuk duhet të bëhet kurrë e pavarur. Kjo është kërkesa e politikanëve serbë, që nga intervenimi i NATO-s kundër Millosheviqit. Pohime të ngjashme për Kosovën serbe u dëgjuan të hënën edhe në Nju York nga kryeministri, serb, Vojisllav Koshtunica. Mirëpo, ashtu siç është pritur, Koshtunica nuk ia arriti qëllimit.

Tani ka filluar faza vendimtare e luftës për Kosoven, e cila në vitin e shtatë të fazes tranzitore, po qeveriset më shumë keq se sa ashtu siç duhet nga ana e Kombeve të Bashkuara. Beogradi nuk
është aspak i përgatitur. Në çështjen e Kosovës në Serbi zotëron një koalicion retorik. Nga Shesheli deri tek politikanët e orientuar nga perëndimi, si Tadiq demonstrohet pikëpamja unike, se Kosova është dhe do të mbetet serbe.

Duke komentuar planin e qeverise serbe për Kosoven "Më shumë autonomi, më pak se pavarësi", ku vazhdohet të insistohet që qytetarët e Kosovës të mbeten qytetarë të Serbisë, dhe kufijtë Kosovës të vëzhgohen nga policia serbe, "Frankfurter Allgemeine" shkruan, se është për të dyshuar, nëse është përparësi për Serbinë realizimi i këtij plani të mbetjes së Kosovës nën Serbi. Jashtë syrit të kamerave dhe mikrofonëve, edhe vetë politikanët serbë e shprehin këtë dyshim, por para publikut ata ruhen. Edhe në Serbi nuk ka iluzione, se çfarë pasojash do të kishte vendi po të mbetej Kosova brenda kufijve shtetërorë. Pra, në një shtet dhjetë milionësh, dy milionë do të ishin të prirur armiqesisht.

Nëse një pakicë, si shqiptarët, si qytetarë detyrohen të jetojnë brenda sovrantitetit të Serbisë, një ditë do t'i bojkotojnë ashtu si më parë të gjitha zgjedhjet parlamentare serbe, Serbia do të duhej të jetonte me damkë në rrugën e afrimit me BE-në, sepse bie që çdo i pesti qytetar të ketë refuzuar procesin demokratik në vend. Në anën tjetër, nëse shqiptarët do të merrnin pjesë në zgjedhjet serbe, pa ata nuk do të mund të krijohej qeveria. Meqenëse shqiptarët e Kosovës, sipas të dhënave statistikore janë një popull shumë i ri, pjesëmarrja e rekrutëve shqiptarë në ushtri do të ishte më shumë se çdo i pesti. Përveç kësaj, Serbia sërish do të duhej të merrte përsipër përgjegjësinë për rrezikun ekonomik.

Çdo vit në tregun kosovar të punës rritet konkurenca, me shtimin e numrit të krahut të punës, që janë me mijëra të rinj. Një rrezik tjetër i të qenurit të shqiptareve brenda sovranitetit serb do të jetë edhe ai që vjen nga mundësia që shqiptarët të blejnë troje në Serbinë jugore. Dhe kështu do të realizohej paralajmërimi i një këshilltari të presidentit Rugova, i cili ka thënë se çmimi për blerjen e jugut të Serbise është më i lirë se një luftë e re. Për këtë arsye është i qëlluar një propozim i bashkësisë ndërkombëtare për ndarjen e Kosovës nga Serbia, sepse vetëm keshtu politikanët serbe do të mund t'a ruanin fytyrën para popullit te vet, thotë një ish-ministër serb.