Për larmi shumëngjyrëshe dhe kundër monotionisë së murme | Gjermania | DW | 12.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Për larmi shumëngjyrëshe dhe kundër monotionisë së murme

Gjermania ndodhet në ethet e Botërorit dhe kjo sepse ky eveniment ka jo vetëm karakter sportiv por edhe shoqëror. Gjermania dëshiron të prezantojë këtu anët më të mira të saj, që janë mikpritja dhe toleranca ndaj të huajve.

Ndalim qarkullimi për nazistët

Ndalim qarkullimi për nazistët

Prandaj edhe një numër i madh personalitetesh politikë morën pjesë në një miting që u zhvillua një ditë mbas hapjes së kampionatit, pra, të shtunën, më datën 10 qershor 2006, në Gelsenkirchen. Demonstrata u bë në shënjë proteste ndaj një mitingu të zhvilluar paradite nga ekstremistët e djathtë. "Për larmi shumëngjyrëshe, kundër monotonisë së murme" – nën këtë moto antidemonstruesit donin të pozicionoheshin haptaz kundër marrshimit të ekstremistëve të djathtë. Në mitingun ku merrnin pjesë rreth 4000 qytetarë kishte edhe politikanë me emër si presidenti i Bundestagut, Norbert Lamert, dhe zëvendëskancelari, Franc Myntefering. "Ne nuk duam që ky të jetë një vend ku shumica dominon mbi pakicat me anë të dhunës ose barrierave. Duam, që këtu të kenë mundësi të jetojnë të gjithë njerzit, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, pasaporta, emri, feja," – tha Myntefering. Askush nuk duhet të ketë frikë, dhe prandaj duhet të reagojmë ndaj çdolloj grupimi të NPD-së."(Partia Nacionaliste e Gjermanisë) Presidenti i Bundestagut Norbert Lamert, tha se Botërori 2006 e ka kthyer vëmendjen e gjithë botës nga Gjermania. "Prandaj edhe duhet të përpiqemi, që Gjermania të prezantohet, siç është në të vërtetë e hapur, tolerante dhe mikpritëse ndaj të huajve," – tha ai. Demonstrata e të djathtëve ekstremistë ishte ndaluar më parë nga Gjykata e Lartë e Landit, por ishte lejuar në apel nga Gjykata Federale. Këtë nuk ishin në gjendje ta kuptonin pjesëmarrësit në antidemonstratë, mes tyre edhe prefekti i qytetit Frank Baranovski: "Nuk kam mirëkuptim, sepse është më se e qartë që një demonstratë e tillë vë në rrezik sigurinë në vend. Sidomos në një kohë të tillë si ajo e Botërorit, kur të gjitha forcat e policisë janë përqendruar drejt ndeshjeve të futbollit." Gelsenkirchen është një nga qytetet ku zhvillohen ndeshjet e futbollit. Të hënën aty u takua Çekia me SHBA-të. Presidenti i Bundestagut Lammert nuk e kritikoi vendimin e Gjykatës Federale. Ai tha se nuk është detyrë e gjykatës t'u heqë të drejtën e demonstrimit një grupimi të vogël ekstremistësh. Por është detyra jonë që të bëjmë të qartë që idetë naziste nuk kanë vend tek ne. Në krahasim me antidemonstratën, mitingu i nacionalistëve gjermanë ishte shumë i vogël. Ishin gjithsej 200 pjesëmarrës që u mblodhën në mesditë mbas stacionit të trenit, të rrethuar nga qindra antidemonstrues pjesërisht të organizuar. Mes dy grupeve nuk pati kontakt, u bë e ditur nga policia.
  • Data 12.06.2006
  • Autor Shtefan Gëke
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0P
  • Data 12.06.2006
  • Autor Shtefan Gëke
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0P