1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përpjekje për zgjidhje diplomatike

Ralf Borchard2 Prill 2007

Vazhdon kriza mes Britanisë së Madhe dhe Iranit për shkak të 15 ushtarëve britanikë

https://p.dw.com/p/Aqmd
Fotografi: AP Graphics

Përpara ambasadës britanike në Teheran ka patur dje përleshje. Disa qindra demonstrues kanë hedhur gurë dhe lëndë djegëse në territorin e ambasadës. Me altoparlantë ata kanë lëshuar thirrjet "vdekje Britanisë së Madhe" dhe kanë kërkuar mbylljen e përfaqësisë diplomatike. Qeveria në Londër ka përforcuar ndërkohë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën e krijuar pas kapjes nga Irani të 15 ushtarëve britanikë. Sipas njoftimeve të medieve britanike qeveria londineze kërkon një kompromis i cili do t'i jepte mundësi qeverisë iraniane të linte të lirë ushtarët pa iu cënuar dinjiteti.

Megjithë ashpërsimin e toneve nga Teherani, megjithë demonstrimet e atjeshme përpara ambasadës britanike, Londra vazhdon të përpiqet për një zgjidhje diplomatike dhe flet me tone të moderuara. Nga ministria e jashtme në Londër pas demonstrimeve në Teheran u tha vetëm se nuk ka pasur të lënduar britanikë. Sipas njoftimeve të medieve britanike qeveria po përpiqet përmes shumë kanaleve diplomatike të gjejë një kompromis me Teheranin për të arritur lrimin e shpejtë të 15 ushtarëve britanikë. Siaps këtyre zërave Londra i ka ofruar Teheranit një garanci me shkrim që përjashton një shkelje të ardhshme të ujrave iraniane por pa pranuar cënimin e tyre në rastin aktual. Pra Londra përpiqet të gjejë një kompromis që i lejon Iranin të ruajë fytyrën duke shmangur njëkohësisht kërkimin falje zyrtarisht nga pala britanike. Mesa duket po mendohet të dërgohet në Teheran një oficer i lartë i marinës britanike për të nënshkruar ofertën në fjalë. Këto njoftime nuk janë konfirmuar deri tani zyrtarisht.

Prononcimet e presidentit amerikan Xhorxh Bush nga komentuesit britanikë vlerësohen si pak të vlefshme për të mos thënë krejtësisht kontra produktive. Bush ka folur për "pengje britanikë". Ky cilësim është evituar me qëllim deri tani nga qeveria britanike. Për shkak të raporteve veçanërisht të vështira mes Teheranit dhe Uashingtonit pala britanike në rastin aktual pret më shumë një qëndrim të rezervuar nga amerikanët. Megjithatë edhe në mediet britanike po përmendet gjithnjë e më shumë krahasimi me krizën rreth pengjeve amerikanë në vitin 1979 e cila 444 ditë dhe dëmtoi rëndë imazhin e ish presidentit Xhimi Karter. Aksioni amerikan për shpëtimin e ushtarëve i cili dështoi është një nga arsyet përse këtë herë një përgjigje ushtarake përjashtohet nga të gjithë mediet britanike Gazeta "Sunday Telegraph" ka publikuar një sondazh sipas të cilit vetëm 7% e britanikëve janë për një aksion ushtarak. Si mjet i fundit pas dështimit të të gjitha përpjekjeve diplomatike mjetet ushtarake përkrahen nga vetëm 44% e të anketuarve ndërkohë që 48% i refuzojnë ato.