1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ose të çojmë një jetë normale, ose të vdesim.

27 Shkurt 2003
https://p.dw.com/p/AqwH

Cfarë presin palestinezët nga lufta në Irak.

Betina Marx

Betlehemi ndodhet vetem disa minuta larg nga Jerusalemi. Dhe megjithatë të dy qytetet i ndajnë botë. Ndersa Jerusalemi është gjithnjë në gjallëri, jeta publike në Betlehem praktikisht është e vdekur. Ndalimet e qarkullimit apo rrethimet të cilat vendosen vazhdimisht e kanë paralizuar qytetin e lindjes së Jezusit. Dhe ndersa njerezit në Izrael përgatiten për luften e ardhshme të SHBA kunder Irakut, në Betlehem sundon një rezinjate e plotë. Edhe shitesi i ushqimeve, Amjad Awwad, nuk ka frikë nga raketat e mundshme irakiane.

"Nga Iraku? Ne nuk duhet të shqetesohemi. Nuk besojmë se ai do të na sulmojë ne, sepse ai nuk ka mundesi më. Edhe në luftën e fundit, kur ai kishte akoma armë, nuk e ka sulmuar kete zonë ketu."

"Izraelitet, shton Amjad Awwad, ata kanë frikë, sepse qeveria e tyre u thotë, se gjendja është e rrezikshme. Por ne, ne ketu kemi diçka me të rrezikshme se sa armet kimike, ne kemi pushtimin izraelit."

Dyqani i Amjadit, ndodhet në rrugën për në Jerusalem. Ketu direkt para dyqanit të tij të ushqimeve do të ngrihet një mur i lartë tetë meter. Ai do t´u mundesojë izraelitëve që të vizitojnë varrin e nënës së tyre të madhe Rachel, në fund të rrugës pa shkelur në territorin palestinez. Muri që në Betlehem quhet muri i Berlinit, nuk do të ndajë përgjysëm vetëm rrugën, por edhe dyqanin e Amjadit nga shtepia e tij e banimit në anën tjetër të rrugës. Për rrugën e shkurtër në të ardhmen ai do të ketë nevojë për leje të ushtarëve izraelitë dhe duhet të kalojë një postbllok izraelit. Amjadi është i sigurtë, nqs fillon lufta, izraelitët do të grumbullojnë shumë shpejt fakte dhe do ta ndertojnë murin.

Edhe Jad Isaac i insitutit për shkenca të aplikuara në Jerusalem e ka këtë frikë.

"Absolutisht. Unë mendoj, se sapo të nisë lufta izraelitët do të vendosin ndalimqarkullimin në Palestinë dhe kur do të lejohemi të dalim përsëri muri do të jetë gati dhe kjo do të jetë shumë e shëmtuar."

Instituti për shkenca të aplikuara dokumenton marrjen e tokës nga Izraeli. Përmes pamjeve nga sateliti dhe nga ajri gjeorgrafët llogarisin zgjerimin e kolonieve dhe numërojnë bazat e reja të kolonëve ebrejë. Palestinezët kanë frikë, se Izraeli do ta intensifikojë politikën e tij të konfiskimit të tokës nën hijen e luftës së Irakut. Gjë të mirë kjo luftë nuk do të sjellë. Këtë e kanë të qartë të gjithë në Betlehem. Megjithatë punonjësja sociale Lina desheron që ajo të nisë më në fund. Sepse pritja e luftës i duket edhe më e tmerrshme.

"Shpresoj se do të fillojë për dy javë. Ne ketu bëjmë një jetë të skamët. Jetojmë në pushtim dhe presim luftën. Boll më. Ne duam, ose të bëjmë një jetë normale të sigurtë, ose të vdesin. Gjë tjetër nuk duam." Megjithatë të përgatitur për këtë luftë palestinezët në Betlehem nuk janë. Ata nuk kanë as maska kundragazi dhe as bunkerë, thotë Daud Naser.

"Pra ne praktikisht nuk kemi asgjë ketu. Nuk e di për ne nuk kujdeset askush. Cfarë do të behet sikur edhe ne te prekemi nga lufta. Kush kujdeset për kete? Ne nuk kemi spitale të mira ketu, nuk kemi maska kundragazi, nuk kemi me te vertete askend, që të thotë, çfarë po ndodh tani me palestinezët.

Edhe në spitalin e fëmijeve të Caritasit në Betlehem ndjehen jo sa duhur të përgatitur. Sepse ndryshe nga spitalet në Jerusalem ketu nuk ka as maska kundragazi dhe as dhoma mbrojtese, thotë kryemjakja Mechtild Ehling.

"Ne jemi përpjekur, të furnizohemi me ushqime dhe me ujë, të tjerat nuk janë në mundesitë tona. Ne nuk na japin maska kundragazi mundesitë janë shumë të kufizuarara dhe duhet të përpiqemi që njerëzve të mos u hyjë paniku. Dhe pastaj edhe ky shqetesim, që po fillon një luftë dhe ky ngushtim dhe nqs nuk bien bomba, kjo është një ngarkesë e madhe psiqike."

Ajo vetë nuk do ta përjetojë me luftën, thotë kryemjekja gjermane. Pas dy vitesh e gjysëm intifade dhe thuajse një vit ndalimesh të përhershme qarkullimi dhe invazionesh nuk e duron më këtë gjendje.