1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opinion: Fund i grindjeve mes Gjermanisë dhe Ukrainës

Frank Hofmann
6 Maj 2022

Dhënies fund të grindjeve mes Ukrainës dhe Gjermanisë pas refuzimit të vizitës së presidentit Steinmeier i kishte kaluar madje afati. Tani ka rëndësi vetëm një gjë - dështimi i plotë i Rusisë, shkruan Frank Hofmann.

https://p.dw.com/p/4AuVJ
Deutschland Bundespräsident Frank-Walter Steinmeier am Telefon
Fotografi: picture alliance/dpa/Bundespresseamt-Pool

Çfarë lumturie...tani zyrat e presidentëve në Berlin dhe Kiev ditën ta gjejnë rrugën për të dalë nga ky teatër i panevojshëm diplomatik. Kur para tre javësh, pala ukrainase refuzoi një vizitë të presidentit gjerman, Steinmeier, për arsye të forta i papreferuar në Ukrainë, shokët socialdemokratë të Scholzit sidomos u shkrinë në një orgji të të ofenduarve.

Ka luftë në Europë. Çdo ditë humbasin jetën ukrainase e ukrainas. Ushtarët e Putinit torturojnë, përdhunojnë dhe rrëmbejnë njerëz. Ata kryejnë krime, sikur kontinenti europian të mos kishte rënë në ujdi për norma që mbrojnë dinjitetin njerëzor pas katastrofave të shekullit të 20-të. Sikur Europa pas masakrave në Ballkan në vitet 1991 e 1995, pas Srebrenicës e rrethimit të Sarajevës të mos ishte betuar edhe njëherë "kurrë më".

"Kemi të drejtë të jemi emocionalë"

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Irina Vereshtshuk pas evakuimit të 100 personave nga kombinati i çelikut në Mariupol tha me të drejtë para kamerave të televizionit "Welt". "Ne kemi të drejtë të jemi emocionalë, kemi të drejtë të kërkojmë më shumë, më shumë armë, më shumë sanksione (...) ju humbisni para, kurse ne humbasim jetë."

Ukraina do të furnizohet nga Gjermania, vendi i katërt në botë për prodhimin e armëve, me armë të rënda. Këtë e vendosi me shumicë Bundestagu. Edhe me zërat e opozitës. Vendimi i shumicës është përgjigja demokratike e Gjermanisë për luftën e Putinit. E këtë duhet ta respektojnë të gjitha partitë që respektojnë shtetin në vend. Nuk ka vend për koketeri. Kjo do të thotë që kancelari Scholz duhet të dërgojë një sinjal tani dhe bashkë me presidentin francez, Macron ta përkujtojë 9 Majin në Kiev. Në Majdan, ku ukrainaset e ukrainasit luftuan një herë për rrugën drejt Europës në vitin 2014.

DW Quadriga Sendung vom 19.10.2017 -  Frank Hofmann
Frank Hofmann analizon marrëdhënien aktuale mes Gjermanisë e UkrainësFotografi: DW

"Shkoni në shtëpi"

Kjo do të ishte një mundësi e mirë edhe për t'i treguar botës, se si mendon Europa të veprojë në plan afatagjatë me këtë sulm të Rusisë: Kur presidenti i një vendi me vlera historike në drejtim të të drejtave të njeriut, Grande Nation dhe kur kancelari i vendit të stabilitetit të Europës bëjnë të qartë atë që kërkon zemra e Europës. Pikërisht kancelari gjerman ka një përgjegjësi të veçantë. Ishin në fund të fundit ushtarët germanë që në Luftën e Dytë Botërore e kthyen Ukrainën në një vend të masakruar. Një problem që dihet e do të zmadhohet edhe më shumë, nëse Gjermania demokratike nuk përballet edhe njëherë me këtë histori që të nxjerrë mësimet e duhura.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck e formuloi shkurt dhe saktë përgjigjen pasi u pyet për mesazhin e tij për Rusinë. "Ndalni luftën dhe shkoni në stëpi." Gjermania duhet të bëjë gjithçka që kjo të ndodhë sa më shpejt.