1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nuk ka shkas për panik

Ina Meinel16 Mars 2007

Ngjarjet aktuale në Gjermani, kryesisht videot e fundit me mesazhe kërcënimi nga grupet terroriste, që kërkojnë tërheqjen e trupave nga Afganistani, ishin në qendër të vëmendjes së mbledhjes vjetore të zyrës federale të kriminalistikës. Hetuesit e zyrës federale të kriminalistikës në raportin e tyre mbajnë qëndrim edhe ndaj gjendjes së sigurisë dhe rrezikut potencial në Gjermani.

https://p.dw.com/p/AqxG
Zyrën e kriminalistikës thotë se nuk ka arësye për të kërkuar vendosjen e sigurisë më të lartë
Zyrën e kriminalistikës thotë se nuk ka arësye për të kërkuar vendosjen e sigurisë më të lartëFotografi: AP

Jërg Zierske, shefi i zyrës federale të kriminalistikës, u shpreh fare qartë: "S´ka asnjë shkas për panik, mesazhi nuk ka vlerë për ta dramatizuar gjendjen dhe rrezikun ndaj saj në Gjermani."

Gjermania është prej vitesh një vend i rezikuar. Gjatë viteve të fundit autoritetet kanë parandaluar gjashtë sulme. Përmes mesazhit të ri në video të javës së shkuar (10./11.03) konkretisht asgjë nuk e ndryshon gjendjen, sepse: "... edhe kërkesa që shtrohet në video për tërheqjen e forcave ushtarake nuk është e re. Kjo ka qenë gjithmonë. Videoja nuk përmban asnjë kërcënim konkret, por ajo është konceptuar si një skenë kërcënimi, siç e interpretojmë ne, dhe ajo mund t´i shërbejë si justifikim autorëve të veçantë për aktivitetet e tyre terroriste."

Ndaj zyra federale e kriminalistikës konsideron, se është rritur reziku potencial. Gjermania dalë nga dalë po u afrohet vendeve të rezikuara: "Si rjedhojë është pakësuar dallimi mes nesh në krahasim me intensitetin e rezikut në ShBA, në Britaninë e Madhe dhe në Izrael. Por ne në Gjermani nuk e kemi arritur nivelin e kërcënimit të këtyre shteteve."

Pra për zyrën e kriminalistikës nuk ka arësye për të kërkuar një vendosjen e një shkalle më të lartë sigurie, siç kanë njoftuar disa media (15.03):

"Të gjitha masat e sigurisë në Gjermani kanë një standard shumë të lartë. Ndaj unë ndërkohë nuk shoh nevojën për rritjen e mëtejshme të standardeve. Natyrisht që ne verifikojmë vazhdimisht masat tona, ne i evaluojmë ato dhe i përmirësojmë. Por të vendosim masa të reja që i tejkalonë këto që kemi deri më sot, këtë nuk e shohim të nevojmshe."

Kjo është gjendja në Gjermani. Në Afganistan shefi i zyrës federale të kriminalistikës Jërg Zierske sheh, se gjendja për njerëzit është ashpërsuar aktualisht, kjo u vërejt në vrasjen e një punonjësi gjerman të ndihmës për urinë. Si një medium të rëndësishëm për kriminelët nga e gjithë bota, qofshin ata të motivuar prej politikës e fanatizmit, apo kriminelë, Jërg Zierske konsideron internetin. Rrjeti terrorist i Al Kaidës po përhapet gjithnjë e më shumë në internet dhe po e përdor atë për të mobilizuar simpatizantët e vet. "Koncepti i Al Kaidës: indoktrinim përmes medieve moderne duket se po jep gjithnjë e më shumë rezultat. Madje mund të thuash edhe që Xhihadi virtual nga këndëvështrimi i Al Kaidës duket se ka efekt."

Ndaj zyra federale e kriminalistikës bashkëpunon edhe me autoritete të tjera të sigurisë dhe heton gjithnjë e më shumë me destinacion të caktuar në internet për të zbuluar në kohën e duhur rrymat fanatike apo sulmet e planifikuara. Por në internet hetohet edhe për të tjera krime, që shkaktojnë dëme financiare në vlerë miliardash si p.sh. i ashtuquajturi "fishing", që keqbërësit duke nxjerrë nga interneti të dhënat personale të përdoruesve grabisin shuma të mëdha parashë.