Nuk ka shenja për paqe | Bota | DW | 26.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nuk ka shenja për paqe

Gjetja e një rruge në Lindjen e Afert është synimi i konferencës nderkombetare, që mbahet sot në Romë. Në të merr pjesë edhe ministrja e jashtme e SHBA-ve Condoleeza Rice, e cila të hënën dhe të martën vizitoi Libanin, Izraelin dhe territoret palestinezeve. Rezultatet e bisedimeve të saj me udheheqjet politike atje ishte të kursyera.

Rice në Liban

Rice në Liban

Prej dikujt, që do të ndermjetesojë për paqen, është dashur të pritet më shumë. Një herë ministrja e jashtme e SHBA la të kalojë një javë, për të ardhur në Lindjen e Afërt e për të biseduar së paku me palët. Dhe pastaj Condeleeza Rice u kufizua, me premtimin në Liban të ndihmës humanitare dhe të ndihmës për rindertim. Shumë pak dhe me shumë vonese. Kjo duhet të ketë qenë përshtypja e parë, që ka lënë vizita e saj tek libanezet.

Por a do të ishte realiste të prisje më shumë? Aspak. Sepse qeveria në Uashington e kishte bërë të qartë që në fillim, se jo vetem që ka mirëkuptim të plotë për motivet e Izraelit, por është edhe e gatshme, të vendosë planet kohore me Jerusalemin. Me këtë patën probleme si në Uashington ashtu edhe ne Jerusalem. Zgjatja e operacioneve ushtarake izraelite në Liban fillimisht u parashikua për "disa ditë" dhe pastaj për "disa javë". Dhe para përfundimit të tyre Uashingtoni nuk deshi të fliste as për armëpushim dhe as për nderhyrjen e trupave ndërkombëtare.

Por për të mos shuar çdo shpresë për dhënien fund të dhunës, ministrja e jashtme e SHBA-ve i hodhi në lojë edhe këta dy pika së bashku me paralajmërimin, që të mërkurën do të bisedohet në Romë në kuadër ndërkombëtar për mundësitë e zgjidhjes.

Sado pozitive që të tingellonte kjo, Izraeli pati edhe disa ditë kohë për të arritur qëllimin e tij, të shpartallojë hisbollahun. Një synim, i cili nuk mund të arrihet shpejt, siç e dinë të gjithë dhe në rradhë të parë Izraeli vetë. Izraeli ka pervojë si askush tjetër në Libanin e Jugut dhe e ka përjetuar një herë, se si një fushatë ushtarake u bë pushtim 18 vjeçar.

Edhe kjo ka ndodhur një herë: ashtu si artileria izraelite në nëntor 1996 vrau refugjatë libaneze në kampin e OKB-së Kafr Qana, ashtu bombardoi tani një pozicion të vëzhguesve të OKB-së, të njohur nga të gjithë, dhe vrau katër ushtarë helmetkaltër. Ngjarja tregon se ndërhyrja ndërkombetare në Liban duhet të jetë ndryshe ngaderi tani.

Por si do të jetë ajo, kush do të marrë pjesë në të dhe me çfarë mandati, vendoset të merkurën në Romë. Mendimet e pjesëmarrësve kanë qenë deri tani shumë të ndryshme, por ndoshta vdekja e vëzhguesve të OKB-së shpejton procesin e marrjes së vendimit, pasi vdekja e qindra civilëve dhe arratia e qindra mijërave nuk e kanë bërë këtë.

Por Roma nuk është konferencë e paqes, por vetëm përpjekja për t´i dhënë fund luftimeve dhe për të bërë hapa për normalizimin në Liban. Edhe planifikimi i trupës ndërkombëtare nuk duhet të vendosë qetësinë dhe paqen, por t´i ruajë ato. Fillimisht ata duhet të vendosen. Dhe nuk duket se kjo do të ndodhë menjëherë. Izraeli megjithatë ka gjetur një argumentim. Derisa trupa ndërkombëtare të vijë, do të përpiqen vetë për qetësi dhe rend. Pra të bejnë siç kanë bërë deri tani.

  • Data 26.07.2006
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKt
  • Data 26.07.2006
  • Autor Peter Philipp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArKt
Reklamë