Natoja ka një sekretar të ri të përgjithshëm: Jaap de Hoop Shefer. | Politika | DW | 01.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Natoja ka një sekretar të ri të përgjithshëm: Jaap de Hoop Shefer.

Konservatori 55 vjecar dhe atlantikasi i bindur do ta fillojë detyrën e tij të hënën, më 5 janar. Klaus Bofo Rezidencën e Natos në Bruksel, de Hoop Shefer e njeh jo vetëm nga vizitat e tij të shumta në funksionin e tij si ministër i jashtëm. Këtu ai punonte prej vitit 1978 deri më 1980 në përfaqësinë hollandeze pranë Natos. Dhe diplomat ai është 100 karatsh, mendon Xhejmi Shia, drejtor i komunikimit në rezidencën kryesore të Natos: "Jaap de Hoop Shefer vjen me një përvojë të madhe diplomatike. Ai ka qenë së fundi kryetar i OSBE-së, i njohur është interesi i tij në cështjet e të drejtave të njeriut. Dhe unë besoj se ai do të kontribuojë shumë për përmirësimin e marrëdhënieve tona të partneritetit. Për këtë ai mund të shfrytëzojë përvojën që ka". Dhe me këtë Shia me siguri nuk ka parasysh vetëm marrëdhëniet me partnerët e Natos si Rusia dhe Ukraina, por edhe marrëdhëniet e brendshme e 19 anëtarëve të Natos. Pa miratimin e Uashingtonit, de Hoop Sheferi nuk do ta kishte marrë dot postin e ri. SHBA e regjistruan me vëmendje sa qartë u vendos Hollanda në anën e amerikabëve dhe britanikëve në grindjen politike për luftën e Irakut. Megjithatë, këtë ata e bënë në mënyrë kaq diskrete, sa kundërshtarë të luftës si qeveritë e Gjermanisë, Francës dhe Belgjikës nuk u ndienë të sfiduara. Atw që e dëshmoi si ministër i jashtëm i Hollandës, për atë do të ketë nevojë de Hoop Sheferi edhe si sekretar i përgjithshëm i Natos: Nuhatje të hollë dhe aftësi ndërmjetësimi. Ndoshta stili i tij do të jetë me më pak potere se sa paraardhësi i tij, skocezi Lordi Robertson: "Cdo person i ri ka një stil të ri, pikërëndesa të reja personale." Kështu mendon zëdhënësi i Natos, Shia. Dhe ai shton: "Por unë besoj se de Hoop Sheferi do ta çojë më tej amanetin e Lordit Robertson. Atij nuk i mbetet gjë tjetër. Ne ndodhemi në Afganistan, prapa nuk mund të kthehemi. Angazhimi atje duhet të rezultojë me sukses. Aftësi ushtarake- e qartë që ne duhet të përpiqemi këtu më shumë që vendet anëtare të Natos të venë në dispozicion burimet që duam ne" Burime të cilat i ka në dispozicion veçanërisht Nato, ose në rast nevoje edhe BE, që po formësohet si faktor i mbrojtjes? Për këtë cështje, e cila përmban në vetvete lëndë konflikti për Naton, konservatori 55 vjecar dhe atlantikasi i bindur deri tani është përgjigjur duke bërë bisht- tamam si diplomat.
  • Data 01.01.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvt
  • Data 01.01.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqvt