Nato, Papa dhe Manesman | Studimi në Gjermani | DW | 30.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Nato, Papa dhe Manesman

Tri janë temat me të cilat më së shumti merren gazetat e sotme gjermane, Samiti i Natos, vizita e Papës në Turqi dhe afera Manesman

default

Samiti i Natos i zhvilluar në Riga të Letonisë ka tërhequr vëmendjen e komentatorëve të gazetave më të njohura në Gjermani.

E përditshmja konsevatore, "Frankfurter Allgemeine Zeitung", në radhë të parë nxjerr qëndrimet e Natos ndaj Afganistanit:

"Nato-ja dhe shtetet që janë angazhuar në këtë mision, duhet të shfrytëzojnë dimrin në Afganistan për të krijuar koncepte për ndërlidhjen e aksioneve ushtarake me ato civile, për rindërtimin e vendit. Në rast mungese të një rrjeti të këtillë, pas disa muajve do të shpërthejnë fajësimet helmuese mes shteteve anëtare. Qeveria gjermane në këtë moment ka vendosur që të mos ndryshojë mandatin e ushtarëve të vet në Afganistan. Trupat gjermane do të ofrojnë ndihma vetëm në raste emergjente, siç është edhe tani. Mbetet të pritet nëse ky angazhim edhe do të mjaftojë", pohon komentatori i gazetës nga Frankfurti.

Ndonëse me orientim të ndryshëm politik, edhe e përditshmja nga Berlini "Tageszeitung", e përshëndet vendimin e qeverisë gjermane që të mos dërgojë trupa në jug të Afganistanit:

"Kancelarja gjermane nuk u dorëzua para presioneve të mëdha të tre partnerëve të fuqishëm: SHBA, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe. Në jug të Afganistanit nuk do të dërgohen trupa luftarake. Gjithsesi është ky një vendim i drejtë. Një zhvendosje e përherëshme e trupave gjermane nga veriu në jug të Afganistanit, do të krijonte boshllëqe të mëdha sigurie dhe do të cënonte rindërtimin e vendit. Ndërkohë edhe pjesëmarrja e 2.700 ushtarëve gjermanë në luftën kundër talibanëve nuk do të jepte ndonjë kontribut tepër të madh", pohon komentatori i "Tageszeitung".


Sa i përket vizitës së Papës në Turqi, shkëpusim segmente nga komenti i gazetës "Der Tagesspiegel":

"Papa ka qëlluar tonet e duhura. Do të mbetet e paqartë se çfarë i ka thënë saktë Erdoganit për anëtarësimin e Turqisë në BE, deri në shpjegimet e plota. Ndoshta Papa ka përshëndetur vetëm përpjekjet e Turqisë për afrimin me BE, por nuk ka përshëndetur edhe vet anëtarësimin e Turqisë në këtë vend. Ai donte t'i jepte mirënjohje angazhimeve të Turqisë, por nuk donte ta prejudikonte rezultatin përfunditmar të këtij procesi. Fakti që deklarata e tij është nxjerrë në këtë kontekst, mund të jetë edhe një moskuptim, i cili nuk është përgënjeshtruar për shkak të mirësjelljes. Ajo që numërohet është efekti i vërtetë. Në Turqi ka ndryshuar gjendja skeptike dhe mospranimi i BE. Ky është edhe efekti më i madh i vizitës së Papës në Turqi. Ata që kanë shpresuar më shumë, kanë shpresuar tepër", pohon komentatori i gazetës Der "Tagesspiegel".

Ndërsa Die Zeit e Hamburgut komenton:

"Ndjenja e krijuar ndaj Papës në këtë moment ka të bëjë edhe me dobësitë e burrështetasve nga Amerika dhe Evropa. Me të gjitha mjetet po kërkohet një fytyrë e re udhëheqëse, një fytyrë tjetër nga ajo e Xhorxh Bushit. Prandaj, Benedikti i XVI-të, pa pritur e pa pandehur është kuptuar si përfaqësues i këtyre vendeve. Por kisha nuk i takon vetëm perëndimit. Ajo pohon se është universale dhe u takon të gjithëve", konstaton Die Zeit.


Ndërsa "Süddeutsche Zeitung" e Mynihut merret sot me aferën "Manesman" dhe akuzat ndaj disa prej manaxherëve më të njohur në Gjermani, ndër të cilët është edhe drejtori i Bankës Gjermane, Jozef Akerman. Procesi u mbyll me marrveshjen që të akuzuarit të paguajnë dëmshpërblim prej 5,8 milionë eurosh.

"Mbyllja e procesit Manseman ka shkaktuar indinjatë të thellë tek të gjithë. Të vegjlit dënohen, ndërsa të mëdhenjtë lihen të lirë. Kjo është përshtypja pas vendimit më të fundit. Përfundimi i procesit për premitë shumë të majme, pa një vendim konkret, lë një shije të hidhur. Mirëpo kur shikon më thellë sheh se vendimi nuk ishte tepër i keq. Eshtë kjo ndoshta zgjidhja më e mirë. Kundërshtarët e procesit Manesman janë të knaqur, sepse të akuzuarit nuk u shpallën fajtor. Mirëpo ata nuk u shpallën as të lirë".

  • Data 30.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Armk
  • Data 30.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Armk