1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel mbron qëndrimin ndaj Greqisë

AG/Angelina Verbica21 Nëntor 2012

Kancelarja Angela Merkel mbrojti në Bundestag politikën e saj buxhetore të hënën. Por për shkak të paqartësisë së shpenzimeve, PSD mendon të shtyjë aprovimin e buxhetit.

https://p.dw.com/p/16nHe
Merkeli dhe kundërshtari i saj politik Steinbrück duke folur në Bundestag
Merkeli dhe kundërshtari i saj politik Steinbrück duke folur në BundestagFotografi: dapd

Në diskutimin parlamentar për buxhetin kancelarja Angela Merkel ka mbrojtur politikën e saj në lidhje me krizën e euros. Eshte një hap i rëndësishëm, që donatorët ndërkombëtarë pranojnë se Greqia i ka përmbushur detyrimet e reformave, tha Merkel në debatin e përgjithshëm për buxhetin federal për vitin zgjedhor 2013.

Por për shkak të koniunkturës së dobët, grekëve do t'u jepet dy vjet më shumë kohë, për të përmbushur objektivat e kursimit. Kancelarja theksoi se qeveria gjermane në vitin 2016 nuk do të bëjë më borxhe të reja. Kjo do të jetë hera e parë pas 40 vjetësh, tha kryetarja e CDU në debatin e përgjithshëm. Përveç financave solide për vendin janë të rëndësishme solidariteti me të dobëtit në shoqëri dhe në të njëjtën kohë ruajtja e aftësisë konkurruese, theksoi Merkel.

PSD mendon të shtyjë aprovimin e buxhetit

Kandidati i ardhshëm i PSD për kancelar, Peer Steinbrück, kishte kërkuar nga qeveria gjermane të paraqesë llogaritë e shpenzimeve për krizën greke. Kancelarja duhet të pranojë më në fund publikisht, se hendeku financiar në rritje nuk mund të mbyllet edhe pa viktima tek taksapaguesit gjermanë, tha Steinbrück. Steinbrück kërkoi që aprovimi i buxhetit të shtyhet, për shkak të paqartësisë së shpenzimeve.