Merkel kërcënon autoritetin palestinez me ndërprerje ndihmash | FOKUS | DW | 30.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Merkel kërcënon autoritetin palestinez me ndërprerje ndihmash

Merkel dhe Olmert rrisin presionin mbi Hamasin radikal-islamik. Pas qëndrimit në Jeruzalem sot ajo do të takohet në Rramallah me presidentin palestinez Abaz.

Angela Merkel në Palestinë dhe Mahmud Abaz

Angela Merkel në Palestinë dhe Mahmud Abaz


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka nisur udhëtimin e saj të djelën me një takim me kryeministrin aktual të Izraelit, Ehud Olmert.Temë kryesore e bisedimeve ishte fitorja në zgjedhjet palestineze të Hamasit. Në një konferencë për shtyp, pas takimit me Olmert, Merkel i ndal në tre kushtet që mundësojnë bashkëpunimin me Hamasin në të ardhmen:
"Njohja e ekzistencës së Izraelit si shtet, heqja dorë nga dhuna dhe respektimi i marrëveshjes së procesit paqësor. Në rast të kundërt, nëse Hamasi nuk i përmbush këto kushte, do të ndërpriten ndihmat financiare për territoret palestineze", tha Merkel.

E pyetur nëse qeveria gjermane gjatë kësaj kohe ka kontakte me Hamasin, Merkel u përgjigj prerë "jo". Bashkimi Europian mbështet autoritetin palestinez çdo vit me 500 milion Euro. Olmert theksoi se po ashtu Izraeli do të ndërpresë dërgimin e të hollave sipas marrëveshjes me autoritetetin palestinez, në rast se Hamasi nuk heq dorë nga veprimet e dhunshme dhe nuk njeh të drejtën e ekzistencës së Izraleit si shtet. Ne nuk kemi qëllim që paratë tona t'jua japim terroristëve. Në asnjë rast ne nuk do t'i japim para vrasësve, tha Olmert.

Temë tjetër e rëndësishme e të dy politikanëve ishte programin atomik i Iranit."Unë e kam bërë të qartë, që Irani nuk është vetëm një kërcënim për Izraelin, kërcënimi për Izraelin është, por Irani është po ashtu një kërcënim për të gjitha vendet demokratike të kësaj bote dhe prandaj kemi një detyrë të përbashkët, që t'ja bëjmë të qartë Iranit se e ka kaluar kufirin dhe se ne nuk do t'a pranojmë qëndrimin e tij.

Merkel zhvilloi sot një takim me presidentin e Izraelit,Moshe Kacav.
Ajo ka kërkuar që presidenti palestinez Mahmud Abaz të vijojë procesin e paqes me Izraelin."Abaz mban një përgjegjësi të madhe, që Hamasi radikalislamik të njohë të drejtën e ekzistencës së Izraelit", tha Merkel pas takimit sot me presidentin izraelit Mosha Katcav në Jeruzalem. Të dy vunë në dukje në fund, se myslimanët duhet të njohin marrëveshjen mbi procesin e paqes. Pasdite Merkel do të takohet në Ramallah me presidentin palestinez Mahmud Abaz.

  • Data 30.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqgC
  • Data 30.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqgC