Maqedonia e Veriut - Anëtarja më e re e NATO-s | Ballkani | DW | 31.03.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Maqedonia e Veriut - Anëtarja më e re e NATO-s

Tridhjetë flamuj tani do të valojnë së bashku si simbol i bashkimit tonë dhe solidaritetit, tha Sekretari i Sërgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në urimin për Maqedoninë e Veriut -anëtaren më të re të aleancës.

Flamuri i Maqedonisë së Veriut u ngrit para selisë së NATO-s në Bruksel si edhe në Komandën Aleate në Norfolk Virxhinia. Ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit të Maqedonisë para selisë së NATO-s në Bruksel, përmes video-lidhjes në Shkup e ndoqën kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski dhe të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar. Para ngritjes solemne të flamurit, mirëseardhjen Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veriatlantike ia uroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

"Ne jemi mbledhur këtu t'i urojmë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut në familjen e NATO-s me ngritjen e flamurit. Tridhjetë flamuj tani do të valojnë së bashku si simbol i bashkimit tonë dhe solidaritetit. ky është moment historik për Maqedoninë e Veriut që vjen pas vitesh përkushtim dhe angazhim për reforma”, ka thënë Stoltenberg. Ai ka theksuar se Marrëveshja e Prespës e mundësoi inkuadrimin në NATO dhe mundësoi marrëdhënie të mira fqinjësore dhe një të ardhme të ndritshme për Maqedoninë e Veriut. "Puna juaj këmbëngulëse e mundësoi këtë ditë. Kjo është ditë për stabilizim, siguri dhe paqe të tërë Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Stoltenberg.

Nord-Mazedonien Skopje NATO Beitritt

Flamuri i NATO-s u ngrit në shkurt në Shkup

Ditë historike për Maqedoninë e Veriut

Ditë historike për NATO-n dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Këtu qëndrojmë fuqishëm dhe stabil para selisë  qendrore të NATO-s, përfundimisht së bashku  të gjithë aleatët. Flamuri ynë valoi  së bashku me 29 flamujt e aleatëve të NATO-s, ka thën  shefi i Misionit të përhershëm i Maqedonisë së Veriut pranë NATO-s Zoran Todorov. "Me anëtarësimin në NATO e ardhmja jonë do të jetë stabile, e sigurt dhe  prosperuese. Dhe ne do të sjellim vendime për çështjet më të rëndësishme në suaza të aleancës më efikase, më të fuqishme dhe më së miri të organizuar në historinë e njerëzimit. Tani e tutje nuk jemi vetëm”, ka thënë Todorov.

Ne jemi të vetëdijshëm se NATO nuk është vetëm për stabilitetin dhe sigurinë tonë. Si vend i vogël në zemrën e Ballkanit çështja e sigurisë sonë gjithsesi është e para dhe më e rëndësishmja, megjithatë inkuadrimi ynë në NATO konfirmon një arritje më të rëndësishme, ndërsa ai është garancioni për mbrojtje të vlerave demokratike të botës perëndimore moderne  të demokracisë parlamentare, të cilat i ndajnë një miliard njerëz në këtë pjesë të botës.

Artikelbild Weltzeit 2 | 2019 |  North Macedonia Renamed

Ndryshimi i emrit solli edhe hapjen e rrugës së anëtarësimit në NATO

Ai porositi se Maqedonia e Veriut është e gatshme t'i ndërmarrë të gjitha obligimet e anëtarësimit në NATO. "Të gatshëm jemi të marrim pjesë  dhe ta japim kontributin tonë me qëllim të funksionimit të suksesshëm të organizimit tonë  prej tani dhe përgjithmonë, njëherë e përgjithmonë  do ta mbajmë mend dhe do të themi "Ne jemi NATO”, ka deklaruar Todorov.

Procedura formale për anëtarësim në NATO zyrtarisht u mbyll më 27 mars pas deponimit të instrumentit për inkuadrim drejt Marrëveshjes veriatlantike në Departamentin amerikan të shtetit në Uashington, pasi paraprakisht aleatët në NATO e nënshkruan Protokollin për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në shkurt të vitit 2019, pas çka të gjithë 29 parlamentet kombëtare votuan për ratifikimin e anëtarësimit të vendit në Aleancë.