Lunacek për dialogun e vizave me Kosovën
20 Janar 2012Ulrike Lunacek, zëdhënëse për politikë të jashtme e fraksionit të të gjelbërve dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, deklaron se "vajtja e Komisares së BE-së Malmström në Prishtinë dhe hapja e dialogut me Kosovën për heqjen e vizave, sjell një hov të ri në procesin e afrimit me BE-në të të gjitha vendeve te Ballkanit Perëndimor.
Fillimi i dialogut për heqjen e vizave me Kosovën është shenjë e stabilizimit dhe normalizimit të rajonit. Përveç kësaj futet në proces përfundimi i politikës së përjashtimit kundrejt Kosovës, sepse të gjithë qytetarët e tjerë të Ballkanit perëndimor mund të lëvizin të lirë në BE, prej fundit të vitit 2010.
Pas vizitës së Malmström-it në Kosovë, Komisioni duhet të prezantojë një Road- Map për liberalizimin e vizave. Qeveria e Prishtinës duhet të zbatojë me përkushtimin e nevojshëm, detyrat në rrugën drejt heqjes së detyrimeve të vizave, duke përfshirë edhe shoqërinë civile të vendit.
Brukselit dhe Prishtinës i kërkohet që të nxjerrin nga izolimi i pamerituar qytetarët kosovarë. Izolimi është për popullsinë kosovare, dy të tretat e të cilës janë nën 25 vjeçarë, një katastrofë. Ai përbën një problem edhe për besueshmërinë e BE-së. Liria e lëvizjes, një nga shtyllat themelore të mendimit evropian, nuk duhet tu mohohet ende njerëzve në Kosovë.
Autor: Aida Cama
Redaktoi: Bahri Cani