Luftë për lirinë | Bota | DW | 06.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Luftë për lirinë

Në Egjipt po krijohet rezistencë ndaj një ligji të ri për shtypin. sidomos gazetaret e pavarur dhe ata opozitarë e konsiderojnë si një cënim të madh të lirisë së shtypit. Tani do të ketë një aksion të pazakontë

Liria shtypit e kërcënuar

Liria shtypit e kërcënuar

Disa gazeta nuk do të dalin. Një gjë e tillë nuk ndodh në Egjipt çdo ditë. Të dielën disa lexuesve do t´u mungojë leximi i zakonshëm, sepse gazetat nuk do të dalin. Nga kjo preken së paku njëmbëdhjetë gazeta ditore dhe javore, ka shumë gjasa që protestës t´i bashkangjiten edhe disa të tjera.

Me këtë greve gazetaret duan të protestojnë kunder ligjit të ri të shtypit, thotë Amr el Leithi, kryeredaktor i gazetes ditore Al Khamis. "Greva e gazateve është vetem fillimi, jo fundi. Sepse për një gjë jemi të gjithë të një mendjeje. Nqs qeveria nuk ndryshon qëndrim në lidhje me këtë ligj, atëherë protestat tona do të vazhdojnë. Deri sa dënimet me burg të jenë hequr nga ligji."


Masat e rrepta që parashikon ligji për shtypin, janë pikat kryesore të kritikës së gazetarëve. Psh neni 308. Sipas tij redaktoret kercenohen me dënim me burgim, nqs informojnë për veprimet financiare të politikanëve në rradhë të parë të anëtarëve të qeverisë. E thënë shkoqur: Çështjet financiare janë çështje private dhe kështu tabu.

Por kështu i hapen dyert korrupsionit në Egjipt thotë Yehia el Kallash sekretari i përgjithshëm i shoqatës së gazetarëve. Dhe kete duhet ta kundërshtojnë gazetarët mendon ai. "Ajo që ndodh është një goditje e lirisë një goditje e lirisë së shtypit. Ajo që ne bëjmë me këtë protestë dhe me këtë grevë, është vetëm një vetëmbrojtjes legale. Ne duhet ta bëjmë këtë patjetër, ne nuk mund të bëjmë ndryshe, kjo është mundësia jone e vetme dhe e fundit."

Që para dy vjetësh presidenti Hosni Mubarak pat premtuar një reformë të shtypit. Kështu dënimet me burgim për gazetaret kritikë duhet t´i përkisnin së kaluarës. Por për këtë nuk bëhet më fjalë në ligjin e ri. Shtypi përderisa ai është i pavaruar dhe jo besnik i qeverisë, duhet të luftojë vazhdimisht me vështirësi në Egjipt, proceset kunder gazetarëve nuk janë gjë e rrallë në Egjipt. Në rradhë të parë atëherë kundër rastet e korrupsionit nxirren në shesh. Kështu së fundi një kryeredaktor dhe një reporter i gazetes Al Dustur. Të dy u dënuan me një vit burgim, sepse kishin informuar në prill për gjoja lidhjet e presidentit me një afere financiare. Gazeta vetë ishte ndaluar për shtatë vjet shkaku i thjeshtë kritikë ndaj qeverisë.

Kundër kë duhej bërë diçka, thotë Wael al Ebrashi. Ai është kryeredaktor i Sawt el Umma, një gazete të pavarur javore. Edhe ai ndjehet i ngushtuar në lirinë e tij të mendimit prej ligjit të shtypit. "Kur them në gazetën time, se një ministër mbështet një X njëri, atëherë menjeherë thuhet se cënoj integritetin e tij. Kur unë shkruaj ministri nuk përfaqëson të varfërit në shoqëri, por kujdeset vetëm për të pasurit, atëherë thuhet se unë vë në pikëpyetje integritetine tij financiar, sepse kjo tingëllon menjëherë sikur ai merr rryshfet nga dikush. Pra pavarësisht se çfare shkruaj unë, ata ma mbajnë mua si gazetar thikën në fyt."


Të dielën gazetaret duan të bëjnë grevë, disa reporterë biles kanë hyrë në grevë urie për arritjen e synimeve të tyre. Lexuesve të gazetave shteterore iu bë thirrje që të mos blejnë gazetat besnike të linjëjs së qeverisë, në shenjë solidariteti. Shefi i shoqatës së gazetarëve Garal Aref, tha se kjo është një luftë ndërmjet opozitës dhe qeverisë, kjo është një luftë e të gjithë shtypit në Egjipt. Dhe Garal Aref thotë ajo të do të jetë një luftë për lirinë.

  • Data 06.07.2006
  • Autor Alexander von Uleniecki
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArL3
  • Data 06.07.2006
  • Autor Alexander von Uleniecki
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArL3
Reklamë