1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Leipzig: Makina përplaset me turmën, dy të vdekur

4 Maj 2026

Në rrugën Grimmaische, në zemër të qytetit të Leipzigut, një makinë u përplas mes një turme njerëzish. Sipas policisë dy vetë humbën jetën dhe ka disa të plagosur. Sfondi ende nuk dihet.

https://p.dw.com/p/5DGhA
Makina e dëmtuar pas përplasjes me turmën e njerëzve në qendër të Leipzigut. Forcat e emergjencës në vendngjarje.
Ambulanca, makina policie, automjete zjarrfikëse dhe një helikopter emergjence u panë duke reaguar ndaj incidentit.Fotografi: Sebastian Willnow/dpa/picture alliance

Në qendrën e Leipzigut po zhvillohet aktualisht një operacion i madh policor. Një makinë u përplas mes një turme njerëzish. Sipas policisë, ka të paktën dy të vdekur dhe rreth 20 të plagosur. Shkaku i ngjarjes ende nuk është i qartë.

Automjeti depërtoi në një rrugë të frekuentuar me shpejtësi rreth 70 km/h duke u përplasur turmën e njerëzve në qendrën e qytetit, njoftoi policia. Personi që ngiste makinën ndërkohë është arrestuar. Ende nuk ka qartësi për motivin. 

Kjo ndodhi në rrugën Grimmaische, një rrugë tregtare që lidh disa pika të rëndësishme të qytetit me sheshin e tregut të Leipzigut.

ard/dpa/afp