Kur do të fillojë? | Bota | DW | 08.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kur do të fillojë?

Spekulime rreth ofensivës së madhe amerikane mbi Faluxhën

Ushtarë amerikanë përpara Faluxhës

Ushtarë amerikanë përpara Faluxhës

Një gjë dihet: që 20.000 ushtarë amerikanë dhe irakianë janë përqendruar në zonën e Faluxhës dhe presin urdhërin për sulm. Nga këto pozicione qëllojnë mbi qendrën e qytetit me predha tanku dhe granatahedhës. Kryengritësit kundërpërgjigjen kryesisht me raketa dhe automatikë.

Një pjesë e vogël e këtyre forcave morri në mëngjes në periferinë perëndimore të qytetit një spital dhe dy ura mbi Eufrat. Gjatë aksionit nuk ka pasur thuajse kurrfarë qëndrese. Sipas të dhënave nga spitali gjatë këtyre luftimeve janë vrarë shtatë vetë.

Krejt e paqartë mbetet se sa kryengritës qëndrojnë ende në Faluxhë. Përllogaritjet lëkunden midis 1.000 dhe 6.000 vetëve. Amerikanët presin që gjatë marrjes së qytetit të vonohen nga kurthe bombash dhe atentate vetëvrasëse, dhe si ata vetë ashtu edhe aleatët irakianë po përgatiten për një luftë shtëpi më shtëpi. Ushtarët vendas të përfshirë në veprim janë përgatitur enkas për këtë detyrë javën e kaluar.

Gjendja e 50.000 banorëve të mbetur të Faluxhës duhet të jetë katastrofale pas sulmeve të vazhdueshme. Ushtarakët amerikanë besojnë se disa familje janë penguar nga kryengritësit që të largohen prej andej. Sipas këtyre të dhënave banorët mund të shfrytëzohen gjatë sulmit të pritshëm si mburoja njerëzore.

Urdhëri për marrjen e Faluxhës duhet të jepet nga kryeministri kalimtar Alavi. Ai do të shprehet gjatë ditës, ndoshta për gjendjen në Faluxhë dhe për shpalljen prej tij dje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Se kur dhe ku do të jetë e nevojshme ajo, këtë Alvi mund ta vendosi tani vetë, pasi ligji për gjendjen e jashtëzakonshme i jep atij plotfuqi. Ndër të tjera pritet që në zona të caktuara të vendoset ndalimqarkullimi.

Gjendja e jashtëzakonshme në Irak do të zgjasë 60 ditë. Prej saj preket i tërë vendi me përjashtim të provincave kurde në veri. Vëzhguesit spekulojnë se kjo mund t'i shtyjë kryengritësit dhe grupet terroriste që të kalojnë pikërisht në këto territore.

Me sa duket me ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme Alavi kërkon të rivendosë në vend rendin dhe qetësinë, derisa pushtohen kështjellat e rebelëve si Faluxha. 20 deri në 30 caqe të tilla kanë identifikuar amerikanët. Këtu bën pjesë edhe qyteti i marrë një herë, Samarra. Pas fundjavës së mbushur me dhunë në këtë qytet aviacioni amerikan bombardoi sot zona në veri të Samarrës.

  • Data 08.11.2004
  • Autor Jörg Kaminski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRh
  • Data 08.11.2004
  • Autor Jörg Kaminski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRh
Reklamë