Kosovë: Nevojitet fushatë më intensive propogandistike për Kosovën | Ballkani | DW | 27.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosovë: Nevojitet fushatë më intensive propogandistike për Kosovën

Grupi negociator i Kosovës, do të fillojë një fushatë lobimi për pavarsinë e Kosovës, tek vendet me status jo të përhershëm në KS-it.

Nga takimet e Vjenës,2007

Nga takimet e Vjenës,2007

Anëtarët e grupit negociator të Kosovës, thanë se pas dorëzimit në KS-it, të planit për statusin e Kosovës, nevojitet një fushatë më intenzive për të lobuar për propozimin ndërmjetësit, Marti Ahtisari, i cili parasheh një pavarësi të mbikqyrur për Kosovën. Fushata sipas tyre, do të përqëndrohet tek vendet me status jo të përhershëm në KS-it, për të siguruar votat për miratimin e rezolutës së re për Kosovën, mbi bazën e propozimit të ndërmjetësit, Marti Ahtisari.

Pala kosovare, sipas zëdhënësit Hyseni, do të jetë në kontakt të vazhdueshëm edhe me autoritetet e Rusisë, në përpjekje për t'a bindur ferderatën që t'u bashkohet vendeve që tashmë i kanë dhënë mbështetje paketës së statusit të ndërmjetësit, Marti Ahtisari. Grupi negociator i Kosovës në një takim të zhvilluar në Prishtinë edhe
njëher shprehu mbështetjen për planin e ndërmjetësit Ahtisari, ndërsa, Prishtina zyrtare thonë udhëheqësit kosovarë, do të angazhohet maksimalisht që ky plan të jetësohet së më shpejtë.

Anëtarët e grupit negociator të Kosovës, qysh tash kanë filluar të mendojnë për momentin vendimtar, shpalljen e Kosovës shtet të pavarur. Udhëheheqësit kosovar, thanë se në momentin e duhur do të vendosin nëse kuvendi i Kosovës do ta deklarojë pavarësinë, apo, Kosova të definohet si shtet në kushtetuëtn e saj, puna rreth së cilës është duke vazhduar me një dinamikë të shtuar.

  • Data 27.03.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXG
  • Data 27.03.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXG
Reklamë