Komisioni BND-CIA jo për lojra taktike | Studimi në Gjermani | DW | 18.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Komisioni BND-CIA jo për lojra taktike

Afera rreth angazhimit të sigurimit informativ gjerman BND në ndihmë të amerikanëve në Irak dhe kërkesa e opozitës për thirrjen e komisionit hetues parlamentar është ndër temat e komentuar në pasqyrën e shtypit të sotëm gjerman.

BND në Pullach

BND në Pullach

"Financial Times Deutschland", që botohet në Hamburg, shkruan se Komisioni BND-CIA nuk duhet të jetë vendi i lojrave taktike.Tani ekziston shansi, që me të vërtetë, njëherë të sqarohen çështjet shtetërore- politike: Shteti duhet të merret vesh për standardet e punës së shërbimeve sekrete në situata të reja gjeopolitike. Do të duhej të debatohet, se cilët janë kufijtë e operimit të shërbimeve sekrete gjermane dhe cilat janë kriteret e vlefshme në luftën kundër terrorizmit. Nëse këtu arrihet diçka, ajo do të jetë shumë më e vlefshme, se sa qërimi i hesapeve me qeverinë e kaluar.


""Kölner Stadt-Anzeiger" shkruan se ky komision do të fillojë punën në zbardhjen e kësaj afere, që ka të bëjë me veprimtarinë e një sigurimi sekret. Kjo është punë e qëlluar, ndonëse mund edhe të dështojë. Akuzat e ngritura janë dy. Shërbimet e fshehta perëndimore kanë marrë pjesë ose kanë lejuar përdorimin e torturës. Komisioni duhet të demostrojë, se lejimi i përdorimit të torturës është skandaloze. Shikuar kështu duket sikur ekzistenca është më e rëndësishme se sa pranimi që ai prodhon.


Sipas gazetës "Sächsische Zeitung" të Drezdenit, përvoja e deritanishme tregon se komisioni hetues në raste të rralla sjell sensacione. Për pjesëmarrësit mund të jetë e pakëndshme, por le të përkujtohet tani së fundi se çka ndodhi me aferën e vizave, ku i involvuar ishte edhe ministri i punëve të jashtme Joshka Fisher. Shumë problematike në aferën e BND-së mund të jetë nëse qeveria e atëhershme gjermane e ka mbështetur qeverinë amerikane me të dhëna që kanë shërbyer në drejtimin e luftës së Irakut, në kohën kur po ajo qeveri prezantohet para opinionit gjerman si engjëll paqeje.

"Badische Neueste Nachrichten", që botohet në Karlsruhe shkruan se me krijimin e një komisioni hetues do të hyhet në një fushë të nxehtë të veprimtarisë së shërbimeve sekrete, si mjet i konfrontimeve politike. Nuk ka dyshim se shërbimet e fshehta punojnë në një shoqëri demokratike me transparencë të veçantë. Në anën tjetër, sipas kësaj gazete duhet pasur edhe mirëkuptim se këto shërbime veprojnë në një sferë tensionimi të luftës kundër terrorizmit dhe për këtë arsye kanë nevojë edhe për besim shtesë. Ky besim themelor do të vuajë nga futja në funksion të debatit për komisionin hetues.


Opozita në Bundestag dëshiron për herë të parë të tregojë muskujt, shkruan "Leipziger Volkszeitung". Përballë një kolacioni të madh, suskesi i pjesshëm do të ishte shqyrtimi i rolit të BND-së në luftën e Irakut. Opinioni ka të drejtë të dijë nëse qeveria e mëparshme, përkundër mesazheve të zhurmshme publike me karakter paqeje, i ka ndyrë apo jo duart.

"West Allgemeine Zeitung" tematizon harmoninë brenda koalicionit dhe tonin specifik, që i jep këtij koalicioni kancelarja Angele Merkel e rrethuar nga shumica e ministrave socialdemokratë. Merkel është në ofensivë, shkruan gazeta. Kancelarja, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e partisë CDU, lë përshtypje si në paraqitje jashtë Gjermanise ashtu edhe brenda saj, se është një udhëheqëse bindëse dhe që e ka marrë veten shpejt. Krejt ndryshe qëndron puna me ministrin e punëve të jashtme, socialdemokratin Frank-Wallter Steinmeier, i cili i është nënshtruar kritikave për shkak të aferës së fluturimeve të CIA-s në Evropë apo edhe për shkak të aktiviteteve të BND-së në Irak. Në vijim, komentatori i gazetës shkruan se kjo po reflektohet edhe në gjendjen e dy partive më të mëdha të koalicionit. SPD është duke ndikuar relativisht pa konture, edhe pse kryetari i ri i partise thotë se drejtësia është " gjaku i zemrës" së partisë së tij.

  • Data 18.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arrp
  • Data 18.01.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arrp