1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Merkel do vërtetë që t'ia dalë

14 Dhjetor 2015

Ajo s' kishte manuskript të përgatitur, por Angela Merkel kishte shumë për t'u thënë delegatëve në kongresin e CDU-së. Ndoshta për këtë arsye fjalimi herë herë u shndërrua në apel emocional, mendon Christoph Strack.

https://p.dw.com/p/1HNJK
Deutschland CDU Parteitag Angela Merkel
Fotografi: Reuters/K. Pfaffenbach

Kryetarja e CDU-së kujtoi fjalinë e saj "ne ia dalim", që e tha në fund të verës dhe që qysh atëherë e kritikojnë shpesh. për këtë Dhe ajo e përsëriti këtë fjali. "Unë mund ta them, sepse është pjesë e identitetit të vendit tonë, të realizojë gjëra të mëdha.." Integrimin e refugjatëve ajo e rendit në një nivel me rindërtimin pas Luftës së Dytë Botërore dhe me procesin e rindërtimit në Lindje. Projekte gjenratash. Por edhe histori suksesi. Dhe siç u shpreh ajo... Merkel si rrallëherë tjetër më parë preku kodin gjenetik të partisë dhe e bëri atë krenare. Ajo theksoi "C" iniciali i emrit kristiandemokrat të unonit adhe kaloi tek pranimi i refugjatëve. "Nuk vijnë këtu masa njerëzish, por individë." E pra një mesazh i qartë , që ajo ia tha si nëpër të, në adresë të partisë simotër CSU në Mynih.

Por fjalimi tregoi ndryshime të dukshme nga krusi i deritanishëm. Merkel rekalmoi ndërkohë perspektiva, që ajo do t'ua refuzojë socialdemokratëve lidhur me paketën e dytë për azilin. Qendrime më të gjata në qendrat e pranimit, më shumë kthime, më shumë ndihma në natyrë se sa para në dorë. E pavarësisht nga theksi për humanizëm e të qenit të hapur: Merkel e shprehu sërish edhe fjalinë e çuditshme, që ajo e pati thënë në kongresin e CSU-së në Mynih: mund të kthejmë edhe me një mimikë miqësore. Ajo vërtetë kështu e mendon këtë.

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph StrackFotografi: DW

Merkel si inkurajuese

Të gjithë, që e morën mikrofonin pas Merkel, e falenderuan dhe vlerësuan kancelaren. Por disa shprehën edhe shqetësimet e tyre lidhur me rkrizën e refugjatëve: kursi i ndryshëm i shumë shteteve të BE-së, ngarkimi i komunave, sfidat kulturorre. Këtyre u shkon përshtat refuzimi prerazi i Merkel-it për termin "multikulti". Në këtë pikë ajo u aktivizua në mënyrë luftarake në modus elektoral dhe paralajërmoi nga koncepti "multikulti" si "një e pavërtetë e përhapr qtllimisht".

Dhe "kryengritja"? Ajo ekzistonte para kongresit e padyshim u artikulua jo vetëm në media. Kritikët në brendësi - ata janë aty, por pa.jtohen me kursin Të deleguarit në bazë janë më pranë kryetares. vetëm dy vota kundër pati ndaj deklaratën parimore, në të cilin nuk përcaktohet as kufiri maksimal dhe as kufizimi për refugjatët.

Ishte një fjalim i mirë, nëj fjalim i fortë. Një fjalim europian në çdo frrjedhë mendimi. Merkel e di, se çfarë ka ajo në parti- dhe që ajo duhet t'i bëjë për vete edhe më të dekurajuarit. Gruaja, së cilës shumë herë pritja i është vënë si atribut për stilin politk, tani u tregua si inkurajuese, si shpjeguese e së mundshmes. Por po ashtu partia e di, se çfarë ka me Merkel-in- Shumë kohë para fjalimit programatik Merkel e mori mikrofonin në pultin e referuesit për disa çështje formale. Qysh në këto prezantime ajo u shoqërua me duatrokitje që zgjatën minuta të tëra - ndaj të cilave ajo më në fund tërhoqi vëmendjen, duke thënë, se "unë në fakt nuk bëra asgjë." Merkel dhe CDU, CDU dhe Merkel, në këtë ditë dhjetori në Karlsruhe janë afruar edhe më shumë. e jo vetëm kryesia, edhe partia e lidh fatin e saj me të qenit të hapur ndaj refugjatëve dhe me vendosmërinë për t'i integruar ata. Kaq keq kjo nuk është.

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C