Kancelarja gjermane Angela Merkel takon presidentin rus Vlladimir Putin | Gjermania | DW | 20.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kancelarja gjermane Angela Merkel takon presidentin rus Vlladimir Putin

Gjatë vizitës së saj të shkurtër sot më 21 janar në Sotschi, Merkel do të diskutojë me Putin për programin e presidencës gjermane të BE-së dhe të G-8-ës dhe politikën energjetike

Presidenti Putin me kancelaren Merkel

Presidenti Putin me kancelaren Merkel

Kancelarja Angela Merkel ka kohë që i ka prezantuar programin e presidencës gjermane të BE-së presidentit amerikan Xhorxh Bush. Në vend të saj para krishtlindjeve Moskën zyrtare për këtë e ka njoftuar ministri i jashtëm gjerman Frank-Valter Shtajnmajer. Tani, tre javë pas fillimit të kryesimit të BE-së, kancelarja Merkel dëshiron ta informoj edhe personalisht presidentin Putin për planet e saj. Një prej synimeve duhet të jetë edhe një marrëveshje e re bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

"Ne kemi nevojë për një marrëveshje të tillë të ripërtrirë bashkëpunimi me Rusinë. Kështu që ne fillimisht do të mbështesim Komisionin e BE-së që të mënjanoj të gjitha vështirësitë e mbetura siç është çështja e eksportit të mishit mes Rusisë dhe Polonisë në mënyrë që të kemi mundësi për të filluar me negociatat. Por unë llogaris që këtë do ta arrijmë në muajtë e ardhshëm", thekson kancelarja gjermane Angela Merkel.

Rusia para një viti ka vendosur embargo për importin e mishit nga Polonia për shkak të siç thuhet pastërtisë së pamjaftueshme dhe datave të dhëna gabimisht të transportimit. Polonia dyshon se pas vendimit fshihen qëllime politike dhe prej atëherë bllokon negociatat e BE-së me Rusinë për një marrëveshje të re bashkëpunimi. Në rolin e saj si presidente e radhës së BE-së Merkel mund të ushtroj presion tek palët. Ajo vet është e interesuar që të arrihet një marrëveshje e re bashkëpunimi me Rusinë.

Arsye kryesore janë garancat ruse për një furnizim të rregulltë me energji për vendet e Bashkimit Evropian. Në muajt e fundit zënkat mes Rusisë dhe vendeve të saj fqinje, nëpër të cilat derivatet e naftës dhe gazi kalojnë tranzit për në vendet e BE-së janë përsëritur shpesh. Ato kanë kërcënuar edhe furnizimin e BE-së me eneregji. Nuk është e pranueshme nëse Rusia nuk konsultohet fare me partnerët e saj evropian pat shprehur indinjatën e saj kancelarja Merkel gjatë zënkave të fundit mes Rusisë dhe Bjellorusisë:

"Kjo shkatërron prapë besimin. Kështu nuk mund të vendoset një bashkëpunim i vërtetë dhe i besueshëm", sqaronte Merkel.

Në këto fjalë vërehet pak skepticizëm kundrejt politikës së jashtme ruse e cila nga Bashkimi Evropian kërkon heqjen e doganave por nga ana tjetër tregun e saj e shfrytëzon fort para së gjithash në sektorin e energjisë. Investimet e huaja përshembull nuk lejohen në sistemet e gazpërçuesëve dhe tubacioneve ruse të naftës.

"Rregulla korrekte të lojës do të thonë që ne të kemi rrugët e hapura në pikat me rëndësi strategjike të tregjeve ruse njëjtë sikur që Rusia dëshiron të ketë në tregjet tona. Rusia thotë: ne nuk duam vetëm ta shesim thjesht gazin por duam të kemi edhe pjesën tonë në firma të caktuara", nënvizon Merkel.

Përveç çështjeve të energjisë Merkel do të bisedoj me Putinin edhe rreth gjedjes në Lindjen e Mesme dhe takimin e planifikuar të kuartetit në të cilin përkrah Kombeve të Bashkuara janë të përfaqësuara edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Rusia. Njëjtë si kancelarja Merkel edhe presidenti Putin është për rigjallërimin e këtij kuarteti për Lindjen e Mesme i cili pritet të mblidhet sërish në fillim të shkurtit në Uashington.

  • Data 20.01.2007
  • Autor Nina Verkhojzer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxu
  • Data 20.01.2007
  • Autor Nina Verkhojzer
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqxu