Irani ende nuk ka një president të ri | Politika | DW | 18.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Irani ende nuk ka një president të ri

Për herë të parë në historinë e vendit, në Iran do të vendosin zgjedhjet balotazhe se kush do ta marrë postin e presidentit. Sipas burimeve të ministrisë së brendshme, askush nga shtatë kandidatët nuk mundi të fitojë shumicën e votave. Të premten do të zhvillohen zgjedhjet balotazhe mes dy kandidatëve që fituan shumicën e votave. Pas numërimit të votave u njoftua se njëri nga kandidatët është politikani pragmatik Hashemi Rafsanshani dhe kryebashkiaku i Teheranit Mahmud Ahmadineshad.

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet presidenciale të së premtes ishte e dendur

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet presidenciale të së premtes ishte e dendur

Të premten e kaluar ndodhën dy ngjarje shumë të papritura: Së pari në zgjedhjet presidenciale morrën pjesë shumë më tepër qytetarë iranianë, se ç´kishin deklaruar mediat. Ndonëse në Iran çdo president i zgjedhur është relativisht i pafuqishëm, iranianët shfaqën interes të veçantë se kush do ta marrë këtë post.

Qeveria iraniane ka deklaruar ndërkohë se pjesëmarrja e dendur në këto zgjedhje, dëshmon se kjo qeveri është e fortë. Ndoshta evropianët do ta kenë parasysh këtë fenomen kur të fillojnë bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit. Sidoqoftë shteti fetar u forcua nga zgjedhjet e kaluara presidenciale.

Ngjarja e dytë e papritur nuk ishte fakti se ish presidenti Rafsanshani fitoi pothuajse shumicën e votave, por lufta për kandidatin që do të zhvillojë zgjedhjet balotazhe kundër tij.

Dy nga shtatë kandidatët janë mullahë. Populli irakian zgjodhi mullahun Rafsanshani dhe pas tij mullah Karroubin. Mesa duket iranianët vazhdojnë t´u besojnë mullahëve të tyre. Irani vazhdon të zgjedhë në mënyrë fetare.

Kandidati i preferuar i mediave iraniane, referomatori Mostafa Moin fitoi shumë më pak vota se Karroubi. Karroubi gëzon shumë popullaritet tek njerëzit, sepse ai ka qënë për vite me rradhë president i parlamentit. Por shkaku kryesor për simpatinë ndaj Karroubit, është se ai ka premtuar se në rast se do të zgjidhet president i vendit, çdo i rritur në vend do të marrë rreth 50 euro në muaj, si ndihmë nga shteti. Me këtë formë, Karroubi do të luftojë varfërinë në vend.

Në kryeqytetin Teheran ka njerëz që tallen me këto premtime: "Më jep 50 euro borxh se t´i kthej kur të bëhet Karroubi president". Kryeqytetarët duken të bindur se Karroubi nuk do t´i fitojë zgjedhjet, por mesa duket pjesa tjetër e vendit mendon ndryshe. Votuesit për 50 euro të Karroubit janë po aq të shumtë sa simpatizantët e fetarit Ahmadineshad.

Krybashkiaku i Teheranit është një hardliner, simpatizantët e të cilit mbajnë mjekrra të gjata dhe shadorin e zi. Ata vijnë nga shtresat më të varfëra dhe kërkojnë më shumë ndihmë nga shteti.

Karroubi apo Ahmadineshadi? - Njëri prej tyre do të kandidojë të premten e ardhshme kundër favoritit Rafsandashani. Motoja e këtyre zgjedhjeve nuk do të jetë: Reformatorët kundër hardliner-ve por të varfërit kundër të pasurve.

  • Data 18.06.2005
  • Autor Jörg Pfuhl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqu0
  • Data 18.06.2005
  • Autor Jörg Pfuhl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqu0