″Iniciativa të guximshme″ kundër varfërisë | Politika | DW | 10.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

"Iniciativa të guximshme" kundër varfërisë

Të djelën më 10 dhjetor në Oslo ju dorëzua stdjuesit të shkencave ekonomike, Muhamed Ynus Çmimi Nobel për paqe

Muhamd Yunus duke marrë në dorëzim Çmimin Nobel të paqes

Muhamd Yunus duke marrë në dorëzim Çmimin Nobel të paqes

Në fjalën e tij të falenderimit Yunus bëri thirrje për më shumë "iniciativa të guximshme" për të luftuar varfërinë në botë. Muhamed Yunus u nderua me këtë çmim për idenë e tij të mikro-kredive dhe angazhimin e tij. Qysh prej 30 vjetësh Yunus u jep para njerëzve të varfër, të cilët duan të krijojnë sipërmarrje të vogla, por që nuk kanë siguri të vetën financiare.

Varfëria duhet t´i përkasë muzeumeve dhe ne kemi mundësi që t´ia arrijmë kësaj. Kjo ishte deklarata kryesore e fjalimit të nobelistit të paqes Muhamed Yunus, i cili të djelën në Oslo në prani të mbretit norvegjez Harald morri në dorëzim çmimin: "Unë besoj me bindje, se ne mund të krijojmë një botë pa varfëri, nëse vërtetë duam t´ia arrijmë kësaj. Në këtë botë varfëria e ka vendin në muzeum. Nëse fëmijët e shkollave do të shkojnë një herë në muzeun e varfërisë, ata do të tronditen dhe do të pyesin paradhësit e tyre, se përse mund të ekzistonte kaq gjatë varfëria."

Varfëria nuk është ligji natyrës, por një produkt i sistemeve sociale dhe ekonomike, e kjo mund të ndryshojë. Yunus u shpreh për ekonominë e lirë të tregut, qëllimi i së cilës nuk duhet të jetë përfitimi maksimal.

Që Yunus është njeriu që e ka merituar këtë çmim, këtë e theksoi në fjalimin vlerësues profesor Ole Danblod Mjoes, kryetar i komitetit norvegjez Nobel. Pikërisht gazetarët fillimisht nuk mund ta kuptonin këtë: "E megjithatë ky është problemi i tyre. Unë kujtoj Bill Clintonin, që ka thënë, nëse e ka merituar dikush këtë çmim ai është Muhamed Yunus. Unë do ta përsëris këtë derisa ai ta marrë çmimin."

Mjoes theksoi, se janë 95 përqind gra ato që marrin mini-kreditë nga Banka Grameen, gjë që shkon në favor të familjeve në Bangladesh: "Burrat i shpenzojnë paratë për vete, ndërsa gratë për familjen. Banka ka bërë një revolucion social në Bangladesh, ose siç është shprehur një nga përfitueset e kredive: prindërit e mi më kanë lindur, ndërsa Banka Grameen më ka dhënë një jetë."

Muhamed Yunus kish përzgjedhur nëntë gra, që e shoqëruan atë nga Bangladeshi në Oslo. Këto janë nëntë prej shtatë milionë grave që kanë marrë kredi prej kësaj banke. Për ato, sipas Yunus, kjo e djelë ishte si një ditë feste: "Ky çmim u plotëson dëshirën qindra grave në të gjithë botën, të cilat çdo ditë luftojnë për t´u mundësuar fëmijëve të tyre një jetë më të mirë. Për to ky është një çast historik."

Yunus kujtoi fillimet e Grameen Bank, teksa ajo përpiqej të bindte bankat e tjera, për t´u dhënë kredi të varfërve dhe për t´u mundësuar atyre një jetë të pavarur. Por përgjigja e rëndomtë prej bankave ishte, që këta njerëz nuk janë në gjednje për të marrë kredinë. Ndërsa Yunus kishte tjetër përvojë: "Banka e themeluar prej tij në vitin 1983 ka dhënë deri më sot kredi mbi gjashtë miliardë dollarë, kuota e shlyerjes së kredive është 99 përqind. Suksesi i Grameen Bankës i ka dhënë atij besimin e palëkundur për mundësitë e njerëzve. Këta njerëz nuk kanë lindur për të jetuar në varfëri dhe uri, theksoi Yunus në çastet e festës për marrjen e çmimit në dorëzim.

  • Data 10.12.2006
  • Autor Albreht Breitshuh
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqnq
  • Data 10.12.2006
  • Autor Albreht Breitshuh
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqnq