Gjirokastër: Arrestohen policë të korruptuar
4 Qershor 2007Policia shqiptare ndalon tre zyrtarë të lartë policie të implikuar në trafikun e drogës dhe të qënieve njerëzore. Bashkë me ta u ndaluan edhe dy policë të thjeshtë dhe pesë trafikues, që sipas policisë shqiptare përbënin një rrjet kriminal me aktivitet
ndërkombëtar. Operacioni top-sekret u realizua pas informacioneve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me Interpolin Europian. Qeveria shqiptare ështrë e vendosur në luftë ndaj trafikut edhe për shkakun e rë nies gjatë vitit 2006 të reputacionit dhe treguesve të saj të shprehura edhe në raportin e departamentit amerikan të shtetit.
Me një operacion top-sekret policia shqiptare ka ndaluar në Gjirokastër tre zyrtarë të lartë të policisë rajonale të implikuar siç u deklarua në mbështetjen dhe favorizimin e trafikut të lëndëve narkotike në të dy anët e kufirit shqiptaro-grek. Zyrtarë e lartë të policisë rajonale kryenin detyra të rëndësishme shtetërore në strukturat e antikrimit dhe të antidrogës, si dhe drejtues në pikëkalimin kufitar të Kakavijes, porta kryesore e
shkëmbimeve tregtare dhe e qarkullimit të shtetasve në të dy vendet.Operacioni top-sekret u realizua pas informacioneve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm
si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me Interpolin Europian.
.
Por burime të besueshme thonë se të ndaluarit kishin lidhje të ngushta me rrjetet e trafikut të drogës dhe të qënieve njerëzore që vepronin në të dy anët e kufirit shqiptaro - grek. Qeveria shqiptare duket e vendosur në luftë ndaj trafikut edhe për shkakun e rënies gjatë vitit 2006 të reputacionit dhe treguesve të kësaj lufte të shprehura këto edhe në raportin e departamentit amerikan të shtetit.
Shqipëria për fat të keq edhe gjatë vitit 2007, megjithë përparimet e arritura renditet ndër vendet që nuk janë më vetëm transit, por edhe prodhues të lëndëve narkotike e trafikues të saj në vendet europiane.