Gjermania merr medalje të artë | FOKUS | DW | 26.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Gjermania merr medalje të artë

Pavioni gjerman nderohet me medalje të artë në Expo 2005 në Japoni. Në të është paraqitur motoja "Mençuritë e natyrës".

EXPO 2005-Pavioni gjerman

EXPO 2005-Pavioni gjerman

Rekorde dhe vetëm rekorde: një çerek milioni vizitorë në një ditë të vetme dhe mbi 21 milionë gjatë gjashtë muajve, gjashtë milionë më tepër nga sa ishte parashikuar. Rreth 90% e vizitorëve ishin mjaft të kënaqur me Expon 2005.

Magnet për vizitorët ishin pavioni japonez, ku vizitorët mund të shihnin një shfaqje robotësh si dhe pavioni gjerman, ku vizitorët përmes një treni, që kalonte nëpër disa kate, bënin një udhëtim në botën e teknologjisë së lartë. Në një sallë të posaçme prezantohej bota e bionikës. Bazuar tek shembujt nga natyra, në pavionin gjerman ishin paraqitur prodhime të teknologjisë së lartë, si përshembull efekti i gjetheve të lotusit, në rastin e sipërfaqeve të cilat nuk mbajnë pluhur apo pisllëk, një kostum për notarë, i cili ishte konceptuar sipas modelit të lëkurës së peshkaqenit dhe ul në maksimum rezistencën, apo një kamera e cila bën të dukshme valët e zërit. Për mënyrën e konceptimit të pavionit, Gjermania u nderua me medaljen e artë, sepse e kishte realizuar më mirë nga të gjithë pjesëtarët e tjerë konceptin e Expo 2005 "Mençuritë e natyrës".

Drejtori i pavionit gjerman Rüdiger Kreienkamp-Rabe, nuk e fsheh gëzimin: "Ne iu përmbajtëm shumë motos së ekspozitës dhe për këtë jemi natyrisht krenarë."

Vizitorëve u duhej të prisnin mesatarisht rreth katër orë, për të hyrë në pavionin gjerman. Interesimin e madh për të vizituar pavionin gjerman Kreienkamp-Rabe e shpjegon me mënyrën mjaft të mirë të kombinimit të informacionit dhe zbavitjes. "Besoj se ia kemi dalë mjaft mirë, sepse menduam që në pavion të jenë të paraqituara njëlloj si aspekti didaktik dhe mësimor edhe ai zbavitës." - thotë Kreienkamp-Rabe.

Ata që nuk patëm mundësi të shkonin në Japoni për ta parë pavionin gjerman, mund ta vizitojnë atë në Büsum, në brigjet e Detit të Veriut, ku ndër të tjera vizitorët mund të përjetojnë edhe një fortunal virtual.

  • Data 26.09.2005
  • Autor Martin Fritz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqia
  • Data 26.09.2005
  • Autor Martin Fritz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqia