Gjermania lë pas një vit të turbullt | FOKUS | DW | 27.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Gjermania lë pas një vit të turbullt

Rezultatet e zgjedhjeve të landit të Shlesvig Holshtajnit dhanë sinjalin e parë për tatëpjetën që do të pësonte koalicioni mes socialdemokratëve dhe të gjelbërve. Për herë të parë në historinë e saj, Gjermania u bë me një kancelare.

Me ndihmoftë zoti! - Merkel bën betimin

"Me ndihmoftë zoti!" - Merkel bën betimin

"Kujt do t’i kishte shkuar në mendje para disa muajsh apo javësh, që sot do të fillonte punën një koalicion i madh, që socialdemokratët dhe unionistët do të gjenin kaq shumë të përbashkëta mes tyre... dhe që posti më i lartë qeveritar këtë vit do do t’i lihej në dorë një gruaje!" - do të thoshte kryetarja e Unionit Kristdemokrat, Angela Merkel, gjatë deklaratës së parë qeveritare në fund të nëntorit

Në këtë pyetje retorike, Merkel i përmend të gjitha turbulencat politike të vitit 2005, të cilat nuk do t’i përfytyronte askush në fillim të vitit. Bota i kishte drejtuar sytë nga Azia Juglindore, ku tërmeti i jashtëzakonshëm nënujor u pat kushtuar jetën mbi 300 mijë njerzve. Qeveria gjermane akordon 500 milionë Euro ndihmë.

Në shkurt filluan lëkundjet e para serioze në themelet e koalicionit qeverisës. Në këtë muaj u mbajtën zgjedhjet e landit gjermanoverior Shlesvig Holshtajn. Ish-kryeministrja socialdemokrate Heide Simonis me mundim u morr vesh me Shoqatën e Zgjedhësve të Shlesvigut Jugor, pra partisë së pakicës daneze, që këta të toleronin një koalicion mes socialdemokratëve dhe të gjelbërve. Por Simonis dështoi gjatë votimit, ku në të katër herët i mungonte një votë, nga radhët e saj. Simonis u dorëzua. Në prill u arrit më në fund të krijohej një koalicion i madh, me në krye kristdemokratin, Peter Hari Kastensen.

Viti 2005 u shoqërua me aktivitete të shumta përkujtimore me rastin e 60-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, çlirimit të kampeve të përqendrimit dhe përfundimit të nacionalsocializmit: "Historia jonë na dikton përgjegjësinë për të luftuar çdo formë antisemitizmi, racizmi dhe urrejtje ndaj të huajve," – do të deklaronte ministri i jashtëm Joshka Fisher, para ansamblesë së përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Në maj u përurua përmendorja e Holokaustit në Berlin, ndërsa në politikën aktuale vazhdonin tronditjet. Në fund të muajit, koaliconi mes socialdemokratëve dhe të gjelbërve merr goditjen vendimtare, kur e humbi edhe bastionin e fundit të tij, landin me popullsi më të madhe, atë të Nordrajn Vestfalisë. Kristdemokrati Jyrgen Rytgers u bë kryeministër i koalicionit me liberalët. Sapo u bë i njohur rezultati, kryetari i Partisë Socialdemokrate do të bënte të ditur lajmin më sensacional: Shrëderi dëshiron zgjedhje të parakohshme. Më 1 korrik ai do të humbasë sipas dëshirës votën e mirëbesimit në Bundestag. Tre javë më vonë presidenti Këler do të miratojë vendimin për zgjedhje të reja.

Në të majtë të socialdemokratëve krijohet një parti e re: "Alternativa zgjedhore Punë dhe Drejtësi Sociale" e cila duke u bashkuar me Partinë e Socializmit Demokratik arriti 9 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme të 18 shtatorit dhe solli rezultatin e patit ndërmjet dy koalicioneve tradicionale. Mbas ecejakesh të shumta u arrit kompromisi. Angela Merkel do të bëheshe kancelare, Shrëder do të merrte pjesë në bisedime për negociata, por jo në qeveri.

Bisedimet për koacionin u shoqëruan edhe me tronditje brenda sociadlemokratëve. Mbas moszgjedhjes së kandidatit të tij të preferuar si sekretar partie, kryetari Franc Myntefering dha dorëzheqjen. Por partia doli menjëherë nga kriza, duke sjellë në krye gjermanolindorin, kryeministrin e brandenburgut, Matias Placek. "Shpresoj, dhe do të bëj gjithçka që këtë besim të madh paraprak ta justifikoj me punë të mirë," tha 51-vjeçari Placek mbas zgjedhjes.

Më 22 nëntor Angela Merkel u zgjodh nga Bundestagu kancelare e Gjermanisë: me 397 vota, afro 50 më pak se numri i deputetëve të dy partive më të mëdha. "Zotohem, se forcën time do ta përkushtoj në të mirë të popullit gjerman, në shitmin e dobisë dhe mënjanimin e dëmeve për të, se do të respektoj dhe mbroj ligjin themeltar dhe ligjet e federatës, se do t’i kryej detyrat e mija me ndërgjegje dhe drejtësi ndaj kujtdo. Zoti më ndihmoftë!"

  • Data 27.12.2005
  • Autor Hajnc Dylong
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqgv
  • Data 27.12.2005
  • Autor Hajnc Dylong
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqgv