1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
KonflikteIran

Gjermania dhe aleatët kërkojnë rihapjen e Ngushticës së Horm

dpa afp, Reuters, kna
21 Mars 2026

Gjermania dhe mbi 20 vende aleate kërkojnë siguri dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Ndërkohë Irani ka dhënë shenja kompromisi kundrejt disa vendeve.

https://p.dw.com/p/5ArRy
Anije naftëmbajtëse franceze e cila nuk mund të kalojë Kanalin e Hormuzit
Gjermania dhe mbi 20 vende aleate kërkojnë siguri dhe rihapjen e Ngushticës së HormuzitFotografi: Elodie Clement/AFP

Gjermania dhe më shumë se 20 aleatë të saj kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për t'u angazhuar në "përpjekje të përshtatshme” për të ndihmuar për sigurimin e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Britania e Madhe,Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Australia i dënuan gjithashtu sulmet e Iranit ndaj anijeve tregtare, si dhe ndaj impianteve të naftës dhe gazit në rajon.

Sri Lanka Kolombo 2026 | Radhë të gjata përpara pikave të karburantit
Përshkallëzimi i konfliktit midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji dhe rritje të çmimeve të naftës dhe çmimeve të tjera në Sri Lankë. Fotografi: Akila Jayawarden/Matrix Images/picture alliance

"Pasojat e veprimeve të Iranit do të ndihen nga njerëzit në të gjitha pjesët e botës, veçanërisht nga më të dobtit,” thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre vendeve.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bëri thirrje vendeve partnere që të ndihmojnë për rihapjen e kësaj rruge detare dhe i ka kritikuar vendet që nuk kanë vepruar në mënyrë të mjaftueshme.

Irani jep sinjale fleksibiliteti

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abas Araqshi, i tha agjencisë japoneze të lajmeve "Kyodo News" se Irani është i gatshëm t'i lejojë anijet që kanë të bëjnë me Japoninë që të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë nga e cila transportohet rreth 90% e importeve japoneze të naftës.

Irani gjithashtu ka lejuar edhe anijet që kanë si destinacion apo u përkasin vendeve të tilla si Kina, India dhe Pakistani që të kalojnë në mënyrë të sigurt përmes këtij korridori strategjik detar.

dpa afp, Reuters, kna agjenci lajmesh