Futboll: Mynihu marshon drejt titullit
14 Prill 2008Reklamë
Në kategorinë e parë të kampionatit gjerman të futbollit kryesuesi, Mynihu, zgjeroi epërsinë e vet në krye të renditjes në tanimë 10 pikë me fitoren 5:0 ndaj Dortmundit. Në ndeshjen e dytë të së dielës Leverkuzeni fitoi 3:0 kundër Shtutgartit. - Schalke pushoi trajnerin Mirko Slomka. Klubi reagoi kështu ndaj humbjes së rëndë 1:5 kundër Bremenit dhe eliminimit nga Champions League-a.