Ne përdorim identifikues pajisjesh për të përmirësuar ofertën tonë për ju. Më shumë informacion mund të gjeni në sqarimet për politikën tonë të privatësisë (dhe te settings).
Informacione nga Franca dhe mbi Francën
Ukraina ka marrë nga disa vende premtime për dërgimin e 321 tankeve. Gjermania ka njoftuar se do të dëgojë në Ukrainë tanke të tipit Leopard 2 por ndryshe nga SHBA dhe Franca e përjashton dërgimin e avionëve luftarakë.
Traktati i Elizesë lidhet me pajtimin më të madh pas Luftës II Botërore: atë mes Gjermanisë e Francës. Konsultimet e detyrueshme Berlin-Paris vunë bazat e paqes. Traktati është model për disa vende, shkruan Auron Dodi.
Takimi gjermano-francez u pasua nga një deklaratë me synime të mira, por që duhet të konkretizohet. Të dyja palët u shprehën të vendosura që të bashkëpunojnë, shkruan Auron Dodi.
Sindikatat franceze po mobilizohen sërish kundër reformës së pensioneve. Grevat e para pritet të zhvillohen javën e ardhshme. Planet e fundit të reformës së qeverisë patën dështuar për shkak të protestave të forta.
Në përpjekje për të reduktuar shtatzënitë e padëshiruara tek të rinjtë, Franca ofron prezervativë falas.
Në Francë, 40 nga 56 reaktorë bërthamorë janë lidhur sërish me rrjetin. Siç tregohet nga operatori EDF, në shërbim së fundmi janë vënë sërish tre reaktorë të tjerë.
Presidenti i Francës Macron zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA. Kjo vizitë do t’i japë fund zyrtarisht ftohjes mes dy vendeve dhe mund të artikulojë afërsinë gjermano-franceze.
Për shkak se numrit i emigrantëve që duan të shkojnë në Britaninë e Madhe është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, britanikët do të forcojnë ndjeshëm kontrollet kufitare.
Dialogu Kosovë-Serbi s'ecën përpara pa njohjen reciproke tha Albin Kurti në një intervistë për Deutsche Welle-n. Sipas tij situata aktuale në Veri nxitet nga Beogradi për të mbuluar refuzimin e propozimit franko-gjerman.
Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në Paris patën takime të ndara me Presidentin e Francës Emannuel Macron, për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe planin për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se ai është i gatshëm dhe i interesuar për dialog dhe marrëveshje me Serbinë me njohjen reciproke në qendër. SHBA i kërkon Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave serbe.
Nga frika prej krimeve, qytetarët e thjeshtë të Marsejës po ngrenë mure mbrojtëse. Ato ndajnë lagjet më të pasura nga më të varfrat.
Dhjetëra mijëra njerëz demonstruan në Paris kundër kostos së lartë të jetesës dhe kundër ndryshimeve klimatike. Por a është ky fillimi i një lëvizjeje më të gjerë kundër politikave të presidentit Macron?
Vala e sulmeve masive ruse ndaj qyteteve ukrainase ka shkaktuar indinjatë në Perëndim. Pentagoni deklaron takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën.
Në disa qytete të Francës është protestuar kundër çmimeve në rritje dhe reformës së pensioneve të planifikuar nga presidenti Emmanuel Macron. Për aksionet e protetës kishin bërë thirrje sindikatat.