1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fjala është për transparencë dhe për pak higjenë politike

Pandeli Pani12 Tetor 2006

Të ardhurat e deputetëve gjermanë nga punë dhe veprimtaria që kryejnë paralelisht me punën si deputetë do të mbeten të fshehta deri në fund të këtij viti.

https://p.dw.com/p/ArnW
Fotografi: Bilderbox

Kryetari i Parlamentit Norbert Lammert do t'i bëjë publike të dhënat vetëm pasi Gjykata Kushtetuese të ketë marrë vendimin përkatës, i cili nuk pritet para fundit të dhjetorit. ëntë deputetë të parlamentit federal të Unionit kristiandemokrat- kristiansocial, të Partisë liberale dhe Partia socialdemokrate kanë ngritur padi kundër detyrimit ligjor për publikimin e të dhënave mbi të ardhurat e dyta të parlamentarëve, i cili është në fuqi prej janarit 2006. Kjo temë është në qendër të vëmendjes së shtypit të sotëm.

"Nürmberger Nachrichten" shkruan:

"Elektorati ka nevojë për më tepër informacion, kur vjen fjala për të gjykuar se cilat janë detyrimet e deputetëve. Askush nuk do t'u ndalojë atyre që krahas mandatit të deputetit të ushtrojë edhe veprimtari të tjera, përkundrazi sa më afër të jenë deputetët me jetën e përditshme aq më mirë do ta bëjnë ata punën në parlament. Por që për deputetët duhet të ketë rregulla në të ashpra sesa përshembull për një tregtar të zakonshëm, këtë duhet ta kenë të qartë edhe nëntë deputetët që kanë ngritur padi në Karlsruhe. Në SHBA dhe në vendet skandinave një gjë e tillë ka kohë që praktikohet dhe prej kësaj nuk është se kanë vuajtur këmbimet mes politikës dhe ekonomisë."

"Schwäbische Zeitung" (Leutkirchen):

"Asnjë qytetar i arsyeshëm nuk ka problem me faktin që politikanët veç punës si deputetë të bëjnë edhe ndonjë punë tjetër. Madje një gjë e tillë do të ishte e dëshirueshme. Po ashtu asnjë njeri i arsyeshëm nuk do t'ia ketë zili asnjë deputeti të ardhurat e tij prej një veprimtarie të dytë, sado të larta qofshin këto. Por elektorati ka të drejtë që të dijë sesa janë fitimet e një politikani që merret përshembull me problemet e shëndetsisë dhe që e ka emrin edhe në borderonë e rrogave të një koncerni farmaceutik. Fjala është për transparencë dhe për pak higjenë politike dhe as për më shumë e as më për pak."

"Sächsische Zeitung" (Dresden):

"Kjo ndërhyrje e ashpër u vjen politikanëve prej deleve të zeza në radhët e tyre. Para një vit u bë e njohur, se disa deputetë kanë marrë para prej firmash të ndryshme edhe pse nuk kanë bërë asnjë lloj pune. Një gjë e tillë ka krijuar përshtypjen se këta politikanë janë të blerë. Pasoja e kësaj afere është transparance absolute e të gjitha të ardhurave të deputetëve. Ky rregull është i arsyshëm, sepse vetëm në këtë mënyrë zgjedhësit mund të vendosin, nëse do t'ia japin votën e tyre një kandidati që është edhe në marrëdhënie pune, apo një politikani profesionist, i cili e shfrytëzon mandatin e tij për t'u pasuruar dhe zvetënuar."

Temë tjetër e gazeve të sotme gjermane është politika e presidentit rus Vladimir Putin. Gazetat marrin shkas prej prezantimit të Putinit në takimin e Dresdenit. "Abendzeitung" (Mynih):

"Putini po punon për comebackun e një fuqie botërore me naftë dhe frikë me gaz dhe shantazh dhe me sa duket jo pa sukses. Kush është kundër tij kërcënohet apo bëhet pre e intrigave, si psh. Gjeorgjia. Të tjerë si përshembull gazetarët kritikë, rrezikojnë kokën. Këto gjëra nuk kanë të bëjnë me demokracinë. Si politikan nuk mund t'i zgjedhësh si të të dojë qejfi partnerët. Por në një demokraci duhet të kesh mundësinë që të shprehësh lirshëm, se çfarë nuk të pëlqen tek partneri."