Fillim i ri për Evropën
2 Dhjetor 2009719 ditë kaluan prej ditës së nënshkrimit të marrëveshjes për reformimin e BE-së deri ditën e hyrjes së saj në fuqi. Të lehtësuar por jo me ndonjë predisponim të madh për të kremtuar deputetët evropianë filluan në Bruksel ditën e 1 dhjetorit, e cila i dha fund paraprakisht reformës së kushtetutës së BE-së.
Një rrugë e gjatë me shumë pengesa
Marrëveshja e Lisbonës është pasuese e kushtetutës së BE-së që dështoi fillimisht në vitin 2005 në referendumet popullore në Francë dhe Holandë. Por sikurse theksoi kryetari i grupit të liberalëve në Parlamentin Evropian Guy Verhofstadt 1 dhjetori "është një fillim i ri për Evropën, për një union politik. Ne e patëm filluar tërë këtë proces në vitin 2000 dhe tani jam shumë i gëzuar që marrëveshja përfundimisht hyn në fuqi".
Bashkëkryetari i grupit të të gjelbërve në Parlamentin Evropian Daniel Cohn-Bendit shprehu gëzimin e tij që mori fund maratona e reformimit të Kushtetutës së Bashkimit Evropian. Megjithatë ai thotë se tani për tani duhet të presim për të parë se si do të vihen në jetë këto reforma:
"Marrëveshja e Lisbonës është kompromisi i një kompromisi, por ajo mund ta bëjë Bashkimin Evropian më funksional. Ajo është në gjendje - por varet se sa dëshirohet kjo."
500 milionë vetë e quajnë Evropën shtëpinë e tyre
Një prej prej personave më të rëndësishëm në Bashkimin Evropian do të jetë e sapoemëruara në postin e "Ministres së Jashtme", Catherine Ashton e cila në vendlindjen e saj, Britaninë e madhe është angazhuar shumë për ratifikimin e marrëveshjes. Në ditën e saj të parë në këtë post ajo u paraqit si mysafire nderi në Parlamentin Evropian: "Kush e ka menduar se ne do të kemi sot 500 milionë njerëz që Evropën do ta quajnë si shtëpinë e tyre. Dhe është një privilegj i madh për mua që të jem këtu në shtëpinë time për të përshendetur këtë ditë të madhe të 1 dhjetorit 2009 në të cilën hyn në fuqi marrëveshja".
Pas një kremtimi modest në Bruksel të martën në mbrëmje festa vazhdoi zyrtarisht në Lisbonë. Atje ku u nënshkrua me 13 dhjetor të vitit 2007 në mënyrë solemne marrëveshja për reformën e BE-së.