Europa do të ndihmojë Kosovën të arrijë shpejt vlerat europiane | Ballkani | DW | 29.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Europa do të ndihmojë Kosovën të arrijë shpejt vlerat europiane

Udhëheqësi i zyrës për integrime evropiane në qeverinë e Kosovës thotë se, marrëveshja e statusit do ta ndihmojë Kosovën që të arrijë shumë shpejt vlerat evropiane.

Vizioni për Kosovën

Vizioni për Kosovën

Qeveria e Kosovës vlerëson se plani e saj i veprimit për partneritet evropian, është në rrugën e duhur, mirëpo është e vetëdijshme se ky plan kërkon një punë shumë të madhe. Qeveria vlerëson se qysh në fazat e hershme tash para zgjidhjes së statusit, Kosova duhet të jetë serioze në këtë plan, në mënyrë që më vonë kur çështja e statusit të jetë përfunduar, Kosova të arrijë suksese në planin e veprimit për partneritet evropian. Shenoll Muharremi, udhëheq zyrën e qeverisë së Kosovës
për integrime evropiane. Ai thotë se edhe propozimi për statusin i ndërmjetëit ndërkombëtar, Marti Ahisari është i ndërlidhur ngushtë me planin e qeverisë së Kosovës për partneritet evropian.

Zoti Muharremi thotë se, një rezolutë e re për Kosovën në KS-it, e cila përcakton statusin final të saj, nuk do të kthej prapa gjithë punën e qeverisë së Kosovës në planin e saj të veprimit për partneritet evropian, por përkundrazi do ta ndihmojë
Kosovën që të arrijë më shpejtë objektivat e saja.

Sidoqoftë, menjëherë pas luftës në Kosovë komuniteti ndërkombëtar instaloi në Kosovë procesin e implementimit të stadardeve për Kosovën. Në shumicën prej pikave të kërkuara, institucionet e Kosovës shënuan rezultate. Të arritura jo të
kënaqshme u shënuan në kthimin e të zhvendosurve përkatësisht të serbëve, mirëpo, për këtë çështje institucionet e Kosovës dhe administrata ndërkombëtare bënë përgjegjës autoritet e Beogradit, të cilat sipas tyre inkurajuan serbët që mos të kthehen në Kosovë. Tash qeveria e Kosovës, planin e implementimit të standadeve e ka riemëruar në plan për partneritet evropianë që realisht pak dallon nga procesi i mëhershëm i implementimit të stadardeve, mirëpo, që për synim ka që
Kosova të arrijë shumë shpejtë vlerat evropiane.

  • Data 29.03.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArX7
  • Data 29.03.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArX7
Reklamë