Drejt krijimit të politikës evropiane të mbrojtjes | Politika | DW | 30.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Drejt krijimit të politikës evropiane të mbrojtjes

Ekspertë të ekonomisë dhe politikës po diskutojnë këto ditë në konferencën evropiane për sigurinë në Berlin mbi masat që duhen marrë në drejtim të zhvillimit të një politikë të përbashkët për mbrojtjen

Duke patrulluar

Duke patrulluar

Ndodhemi në çadrën e shtabit të brigadës Pori në Finlandën veriore, në fushën stërvitjes së ushtrisë. Ushtarët ngrihen vrullshëm në qëndrim gatitu dhe nderojnë ushtarakisht. Një ushtar raporton shefin e shtabit të brigadës, kapitenin Koskela mbi situatën. Kështu përfundoi misioni në një rajon krize të inskenuar në sheshin e stërvitjes në mes të pyllit. Qëllimi i misionit - ulja apo parandalimi i konflikteve të armatosura. Ushtarët jetojnë në baraka të rrethuara nga thasët me rërë dhe telat me gjemba. Në të këtë zonë ata ngrenë pika kontrolli rrugor, ndajnë palët në konflikt dhe ushtrojnë kërcënimin nëpërmjet forcës. Kapiteni Koskela: "Brigada Poro përbëhet nga ushtarë vullnetarë, para së gjitash nga këmbësoria dhe të rinj që ushtrohen për misionet ndërkombëtare. Këtu bëjnë pjesë edhe ata ushtarë, të cilët Finlanda i mban gjithmonë në gatishmëri për trupat e ndërhyrjes së shpejtë të Bashkimit evropian.

Sot trupat finlandeze janë pjesëmarrëse në misionet e paqes në Ballkan dhe në Afganistan. Së shpejti finlandezët do të jenë pjesëmarrës edhe në aleancat e ndërhyrjes së shpejtë të Bashkimit evropian. Aleanca e parë është themeluar nga Gjermania, Hollanda, Finlanda dhe do të jetë në vitin 2007 e gatshme për marrjen e misioneve.

Edhe Suedia, e cila nuk është anëtare në Nato po ndryshon politikën e saj të mbrojtjes. Pas shpërbërjes së Bashkimit sovjetik dhe rrëzimit të imazhit të armikut, shumë suedezë janë të mendimit, se nuk është e nevojshme një ushtri e fortë dhe si pasojë rregullisht qeveria e shkurton buxhetin ushtarak.
Në të njëjtën kohë suedezët angazhohen në misionet ushtarake në Ballkan dhe Afganistan. Suedia dhe fqinjët e saj nordikë po planifikojnë ngritjen e një kontigjenti të tyren për trupën evropiane të ndërhyrjes së shpejtë.

Megjithatë: edhe pse ushtritë e vendeve anëtare nga lindja dhe perëndimi i Bashkimit evropian po transformohen, sërish BE-ja është larg krijimit të një ushtrije të përbashkët për Evropën me shtatmadhori evropiane. Karl von Vogau, ekspert për çështjet e mbrojtjes në parlamentin evropian dhe presidenti i konferencës së Berlinit për sigurinë, vëren: "Unë jam i mendimit, që gjërat po ecin përpara hap pas hapi. Mendoj se edhe në një të ardhme të largët, do të ekzistojnë ushtritë kombëtare. Megjithatë kam mendimin, se kur duhet të angazhohemi jashtë Evropës, pra kur nuk është fjala për mbrojtjen brenda nesh, duhet që ne të kemi trupat me komandë evropiane dhe jo trupa nën drejtimin e francezëve, italianëve, gjermanëve apo anglezëve."

Me qëllim të përforcimit të elementëve të përbashkët të aparateve kombëtare të mbrojtjes, në Bruksel në fillim të 2005- u krijua agjensia evropiane e mbrojtjes. Ajo po ndjek harmonizimin dhe rritjen e efektivitetit të strukturave evropiane të mbrojtjes. Karl von Vogau është i mendimit, se ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim: "Ka pesë modele të ndryshme të sistemeve të telekomunikimit në Evropë, të cilat nuk përputhen me njëra tjetrën. Kjo do të thotë që ushtarët tanë rrezikohen në mënyrë të panevojshme, nga mospërputhjet mes këtyre sistemeve. Tjetra, ne kemi tre sisteme të ndryshme për zbulimin satelitor, të tre funksionojnë secili më vete. Po qe se në vend të tre sistemeve vendosim vetëm njërin satelit evropian, atëherë kjo jo vetëm na kursen buxhetin, por kur të vijë dita që të intervenojmë me trupat tona, ato do të funksionojnë atëherë si një trupë, me të njëjtën teknikë dhe kanë të njëjtën bazë.


Që i ka ikur koha modeleve klasike kombëtare dhe strukturave të vjetra, këtë e tregon edhe një shembull tjetër. Deri më tani ushtritë furnizoheshin nga firmat e vetë vendit, dhe këto prodhonin për shembull automjete të blinduara, posaçërisht për këto ushtri. Vetëm në Bashkimin evropian ekzistojnë 23 projekte të tilla. Tanimë të gjithë janë të mendimit, se këto struktura nuk janë efektive dhe se bien ndesh me frymën evropiane. Për këtë arsye është rënë dakort që të liberalizohen tregjet e armatimit të liberalizohen prej vitit 2006. Kështu kontratat që kalojnë të 1. milion euro duhet të regjistrohen tek agjensia evropiane e mbrojtjes dhe tenderi duhet të publikohet për të gjithë në internet.

  • Data 30.11.2005
  • Autor Gero Ruter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqsG
  • Data 30.11.2005
  • Autor Gero Ruter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqsG